Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Shfaqja

Një aktor i thotë kolegut të tij:

- Shfaqja ime e parë ishte një dështim i vërtetë! Gjysma e sallës fishkëllente... - Po gjysma tjetër? - Ah, ajo ishte bosh...

Gruaja

Burri kthehet shumë i lodhur nga puna dhe e gjen gruan në krevat me shokun e tij të ngushtë. Ajo, krejt e zhveshur, kërcen nga krevati dhe i thotë:

- I dashur, sot është dita jote me fat. Erdhe fiks në kohë, ende nuk kemi bërë asgjë...

Pyetje

- Pse burrat fishkëllejnë më mirë sesa gratë?

- Sepse kanë trurin e një zogu...

Kompjuteri i zgjuar

Një shitës kompjuerash shkon te një klient potencial për t’i paraqitur produktin e tij:

- Ky kompjuter është fantastik! Ai është në gjendje t’i përgjigjet saktë çdo pyetjeje që mund t’i bëni...

- Oh, ju lutem, po e teproni... - i përgjigjet klienti.

- Nuk e teproj hiç! Ja, bëjini një pyetje dhe shihni si do t’ju përgjigjet.

- Ky është babai im në këtë moment? - thotë klienti.

- Babai yt, në këtë moment, po peshkon në liqenin e Tiranës. - përgjigjet kompjuteri.

- Ja, e shikoni?! - qesh klienti. - Ju thashë se po e tepronit. Në fakt, babai im ka dhjetë vjet që ka vdekur.

- Oh, po atëhere e keni bërë pyetjen gabim, - nuk e humbet toruan shitësi - duhet ta pyesnit se ku është tani bashkëshorti i nënës suaj...

Fabrika

Drejtori i përgjthshëm i një fabrike kapelesh, pas periudhës së pushimeve, i mbledh punonjësit dhe u thotë:

- Për arsye të konkurrencës, të gjitha fabrikat kanë vendosur që punonjësit të reklamojnë produktet që prodhojnë vetë. Kështu, sa herë dilni nga shtëpia, ju duhet të vini në kokë kapelet e prodhuara në fabrikë...

Një nga punonjësit shpërthen në të qeshura: - Oh, po kjo do të thotë se qenkam vërtet me fat!

- Pse kështu? - habitet drejtori.

- Sepse para se të vija për të punuar këtu, punoja në një fabrkë supostash...

Talebani

- Çfarë shfaqet në ekranin e celularit të një talebani, kur vendos kartën e re të telefonit?

- Vendosni kodin BIN!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.