Vjehrri më mësoi ç’është dashuria

Intervista - - FAQE 1 -

Historia ime është sa e bukur, aq edhe tronditëse për opinionin shqiptar, duke qenë se jetojmë në një vend ku akoma i trembemi gjykimit të të tjerëve. Gjithsesi, unë nuk pendohem për çfarë kam bërë apo vazhdoj të bëj. Kjo është zgjedhja ime...

Gjithçka filloi në ambientet e zyrës ku punoja unë. U dashurova pas kolegut tim të bukur. Ishte shumë i pashëm dhe nuk munda t’i rezistoja. Jam e fiksuar pas burrave të bukur dhe synimi im në jetë ka qenë të merrja një burrë të tillë. Isha vetëm 25 vjeçe kur u martova me Genin. Isha vërtet e lumtur, sepse ai kishte të gjitha cilësitë që doja te një burrë, por nuk kaloi shumë kohë dhe ai nisi të bënte skena xhelozie. Unë kisha edhe kolegë të tjerë, qeshja, punonim bashkë, por ai bëhej xheloz dhe nisi të sillej në mënyrë vulgare. Filloi të më zhgënjente. Një ditë i thashë:

- Çfarë po ndodh, mos vallë të kam lënë shkas që ti të jesh xheloz?

- Jo - më tha - por nuk më pëlqejnë ata të cilëve ti u flet. Troç muhabeti, dua të lësh punën. Të mbaj unë. Nuk dua të punosh, dua të rrish në shtëpi, të gatuash derisa të gjesh një punë tjetër.

- Jo, nuk mund ta lë punën. – i thashë. - Si qenka kjo punë kështu? Më duket se nuk të njoh më, Geni.

– Ky është një urdhër dhe ti do bësh siç them unë! – përfundoi ai.

Për të mos ia prishur, e lashë punën. Jetonim në shtëpi me qira, por në fund të muajit, thuajse s’na ngelnin lekë për shpenzime të tjera. Arritëm deri aty sa shkuam te babai i Genit për të jetuar. Ai u tregua i dashur dhe na mirëpriti. Jetonte vetëm, në një shtëpi të madhe. Përveç skenave të xhelozisë së Genit, ai nuk ishte aspak i dashur me mua, bile edhe në krevat nuk sillej ashtu siç duhej me një femër. Me pak fjalë, isha e zhgënjyer nga të gjitha anët nga Geni. Lëre pastaj që ai vinte gjithmonë vonë në shtëpi, sepse punonte me orar të zgjatur.

Rrija gjithë ditën me vjehrrin tim. Ai përkujdesej shumë për mua, gatuante, më trajtonte si një princeshë sepse e shikonte që mërzitesha. Vjehrrin e kisha të ri, 50 vjeç, por ishte shumë i mbajtur, me një fizik shumë të bukur e pamje fisnike dhe nuk dukej për moshën që kishte. Kujdesej shumë për veten. Si nuk e kisha vënë re më parë që vjehrri im ishte shumë tërheqës? Skuqesha sa herë që ai më hidhte ndonjë shikim të ngrohtë, sikur donte të më thoshte: “Jam unë këtu, do kujdesem për ty”. Ky lloj interesimi nisi të më trembte dhe një ditë, kur Geni u kthye nga puna, i thashë se duhet të largo- heshim nga ajo shtëpi dhe të gjenim një apartament me qira. - Çfarë? – ulëriti ai. - Po - i thashë, - dua të jetojmë vetëm. - Pse? – Sepse kemi nevojë për më shumë intimitet.

– Të bezdis babai im ty? – m’u përgjigj gjithë ironi Geni.

– Jo - i thashë - aspak, por kemi nevojë të rrimë vetëm.

Ai ia futi një të qeshure dhe ma preu shkurt: – As që bëhet fjalë.

Vjehrri e mori vesh që unë doja të ikja dhe e pashë që u mërzit. Një ditë të bukur, ai erdhi në shtëpi bashkë me një femër dhe ma prezantoi atë. Anila, kjo është Mira, shoqja ime. U përshëndetëm, por ishte hera e parë që ai më prezantoi me një shoqe. Kur mora vesh moshën e asaj gruaje, u shokova. Nuk ishte më shumë se tre vjet më e mad- he se unë. Unë isha 26 vjeçe, ndërsa ajo 29. Si ka mundësi që ajo shoqërohej me një burrë kaq të madh? Megjithatë, kur shihja vjehrrin që rrëzëllente dhe dukej si çun i ri, nuk mund ta paragjykoja atë femër për zgjedhjen e saj. Mënyra se si sillej vjehrri me shoqen e tij më bënte të ndihesha xheloze dhe më hipte inati me veten… Përveç kësaj kisha një lloj urrejtjeje për burrin tim, Genin, se pse nuk i kishte ngjarë aspak të atit. Vjehrri im po gatuante ushqim special për shoqen e tij, bënte shaka me të, lozte tamam si një adoleshent i dashuruar. E puthte në praninë time, sillej shumë natyrshëm, pa asnjë lloj kompleksi. Kjo e bënte akoma më tërheqës. Ai shtroi tavolinën dhe më ftoi edhe mua të ulesha me ta, por nuk pranova. Ai e kuptoi që unë nuk ndihesha mirë. Shkova në dhomën time, por dëgjoja bisedat e tyre. Fillova të shikoja vjedhurazi nga tavolina ku ishin ata të dy. Kur i pashë që po përqafoheshin gjithë epsh, fillova ta kisha zili shoqen e tij. E dija që kjo ishte e gabuar, por dëshira ishte më e fortë se llogjika. Vjehrri e mori hopa dhe e çoi drejt dhomës së tij të gjumit. Fillova të mos e kontrolloja më veten. Ndihesha tmerrësisht e vetmuar dhe e lënë pas dore nga im shoq dhe kur shikoja ata të dy se si silleshin, më vinte të ulërija. Arrita deri aty sa fillova t’i përgjoja nga dera e tyre e dhomës, sepse vjehrri e kishte lënë pak hapur. Një mendje më tha se ndoshta e kishte lënë vetë, për t’i parë unë. Ç’të shikoja? Nuk e kisha menduar kurrë se vjehrri im ishte aq pasionant. Bënin dashuri dhe më ngjanin me personazhet e filmave erotikë. U largova me një lloj ndjesie që s’e kisha ndjerë më parë. Isha vërtetë shumë e eksituar ...

(Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.