Genci: Diedoni s’do që ta shohë me sy Albën

Intervista - - AKTUALITET -

Besarta Luga: - Genci, më shuaj një kuriozitet, si të duket bota jashtë, kur sapo ke dalë nga Big Brother?

Genci Danaj: - Bota jashtë është super! E dua horizontin, nuk rri dot i “burgosur”. Këto ditë që kam kaluar pas daljes nga shtëpia, mund t’i quaj ditët më të bukura sepse vërtet në çdo çast më vijnë vetëm mesazhe përgëzimesh.

- Tani që aventura ka mbaruar, mendon se duhet të kishe bërë diçka ndryshe sa kohë ishe ende pjesë e saj?

- Nuk do të kisha ndryshuar asgjë nga ajo çfarë kam bërë deri në ditën e fundit, por përsa i përket asaj që do të vinte më pas, vërtet do kisha bërë një lojë super të bukur nëse do të kisha qëndruar, por dola shumë shpejt.

- Ka ndonjë gjë për të cilën je penduar?

- Jo, nuk jam penduar për asgjë që kam bërë aty brenda.

- Do të kishe dashur të kishe krijuar një lidhje dashurie brenda në atë shtëpi?

- Nëse do të ishte një person për të cilin me të vërtetë do të më lindte një ndjenjë, me patjetër që do të kisha krijuar një lidhje. Ky është një proces i jetës dhe normalisht që do të isha i hapur për një gjë të tillë edhe brenda në shtëpi, ama po të kisha vërtet një person të duhur.

- A nuk ishte Tea personi i duhur? Sikur kishte një lloj ndjenje mes teje dhe asaj...

- Të them të drejtën jo, sepse kur jemi pyetur nga vëllai i madh nëse kemi ndonjë pëlqim ndaj njëri- tjetrit, Tea u shpreh: “Gencin e shikoj si vëllain tim”. Vetëm për shkak të kësaj shprehjeje, ndërgjegjja nuk më ka lejuar të shkoj më tej me të.

- Po kur ajo të jetë jashtë, mendon se mund të lindë diçka mes jush?

- Jetës nuk i dihet se si vjen; nuk dihet çfarë mund të na presë.

- Cila ishte strategjia jote para se të futeshe në Big Brother?

- Unë nuk planifikoj kurrë situata. Çdo gjë që bëj, e bëj në moment dhe ashtu siç e ndjej. Mbase kjo më ka penalizuar disi.

- Çfarë prisje të fitoje nga kjo eksperiencë?

- Në Big Brother jam futur me një synim; që t’i hap një derë ëndrrës sime për t’u bërë aktor. Besoj se më ka ndihmuar shumë pjesëmarrja në këtë shou.

- E ke arritur disi këtë synim?

- Akoma jo, por është shumë shpejt për të pritur një ofertë pune.

- Jam shumë kurioze të di me detaje se si aplikove për t’u futur në BB... ishte dikush që të shtyu apo qe plotësisht vendimi yt?

- Atëherë... Shumë nga miqtë e mi, me të cilët rri dhe kontaktoj shpesh, duke më njohur se kush jam, më kanë shtyrë që të aplikoj, më kanë thënë: “Provoje njëherë!”. Më pas më hyri në qejf edhe mua dhe aplikova. U pranova, shkova. ( Buzëqesh)

- Çfarë cilësish duhet të ketë një person që të qëndrojë gjatë në këtë shtëpi? Çfarë mendon se vlerëson më së shumti publiku tek ata që sheh?

- ( Qesh) Për këtë, mund të them shumë shkurt se atje brenda në shtëpi, duhet dikush që bën vetëm bla-bla-bla, pa lidhje.

- Mendon se Alba dhe Diedoni po e përdorin lidhjen e tyre për të qëndruar më gjatë brenda?

- Po, mendoj që po dhe e them këtë sepse Alba më duket shumë e ftohtë me Diedonin. Edhe Diedoni do të donte sa më parë që Alba të dalë nga shtëpia. Ai nuk do që ta shikojë me sy, vetëm se i ka rënë për pjesë.

- Ti, do ta kishe bërë një gjë të tillë? Domethënë, a do të ishe i gatshëm të përdorje një lidhje intime, për të qenë më i pëlqyer nga publiku?

- Përsa i përket lidhjes, e kam shprehur shumë herë që unë nuk mund të shtirem. Nuk jetoj për syrin e botës. Në jetën time, bëj atë që dua dhe ndjej unë.

- Ti je marrë me modeling

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.