LEDIANA: Në X Factor, arrita atë që desha

Intervista - - SPEKTAKEL -

Ajo, pa dyshim ka stilin e saj, zërin e saj, talentin e saj, origjinalitetin e saj; gjithë çfarë i duhet për të qenë një yll i skenës. Sigurisht, rruga që ka përpara është e gjatë dhe e lodhshme, por nuk mund të mos besosh në të ardhmen e Ledianës, të paktën me aq sa ajo na ka treguar në skenën e X Factor dhe me aq sa na tregon në këtë intervistë, ku e shfaq veten thjesht dhe në mënyrën më të sinqertë...

Besarta Luga: - Lediana, si ndihesh kur ngjitesh për herë të parë në skenën e X Factor?

Lediana Matoshi: - Emocioni është i papërshkrueshëm... Ngjitja për herë të parë në atë skenë, është një hap gjigand për mua...

- Po hera e fundit si konkurrente në këtë skenë, ç’ndjesi të la?

- Jam shumë e sinqertë kur ju them se hera e fundit më la ndjesinë e fitueses, sepse në X factor askush nuk humbet. Aty, vetëm fitohet!

- Kur të pyeta pak më parë, e theksova “si konkurrente”, pasi jam e sigurtë se ti do ta vazhdosh rrugën e muzikës... Është vërtet kështu?

- Sigurisht që do ta vazhdoj rrugën e muzikës dhe shpresoj të jetë një rrugë e gjatë dhe e ndritur.

- Konkretisht, si e mendon tënde?

- Epo, nuk mund të them ende se si e mendoj sepse nuk kam ende një ide të qartë. Mund të them vetëm se shpresoj që e ardhmja ime në muzikë të jetë siç e kam ëndërruar.

- Aktualisht, cili është hapi tjetër që mendon të hedhësh? Po këtë, e ke menduar tashmë?

të ardhmen

- Mendoj se është ende herët për mua të flas për hapat e tjerë që do të hedh. Diçka që mund ta them që tani është se do të mundohem që këta hapa të jenë hapa të sigurt, që do më çojnë në plotësimin e ëndrrave të mia.

- A ka ndryshuar jeta jote tani?

- Pa diskutim që jeta ime ka ndryshuar që në momentin e parë që jam ngjitur në skenën e X Factor. Sigurisht, ka qenë një ndry- shim për mirë sepse tani e ndjej veten vërtet artiste me përvojë.

- Kanë kaluar tashmë shumë javë në këtë skenë dhe duke marrë këtë përvojë për të cilën sapo më fole, mund të më thuash se cili ishte faktori yt X?

- Faktori im X besoj se ishte stili im i shumëpërfolur.

- Po performanca, që e ke ndjerë më shumë?

- Performanca ime e preferuar ishte ajo e fundit sepse e kam ndjerë në çdo fjalë e në çdo strofë atë këngë dhe sepse është performanca që më ka mbetur më së shumti në mendje.

- Më thuaj, cili është këngëtari me të cilin e dëshiron më shumë një duet?

- Pa dyshim, Dafina Zeqiri sepse është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe sepse ka qenë gjithmonë shembulli që unë kam ndjekur.

- T’i bëjmë një thirrje nëpërmjet kësaj interviste, si thua?

- Oh, kjo do të ishte një ëndërr, përfundimisht!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.