Blero provokon… me femër seksi

Intervista - - JAVA VIP -

Nuk e dimë se kujt ia ka drejtuar këtë lloj provokimi këngëtari Blero, por nga fotoja që ka publikuar së fundmi, lihet të kuptohet se po kërkon të provokojë ish- bashkëshorten ose ndoshta edhe kolegët e tij, duke paralajmëruar kështu ndonjë bashkëpunim të ri apo projekt muzikor. Mënyra që Blero ka zgjedhur është pozimi provokues duke kapur kofshën e një femre, fytyra e së cilës nuk zbulohet. Tashmë që Blero është beqar, aludohet edhe se vajza në fjalë mund të jetë ndonjë e dashur e tij e re. Megjithatë, Bleroja vazhdon të qëndrojë mjaft misterioz nga kjo anë, duke preferuar të mos flasë fare rreth jetës së tij private. Edhe pse e kemi parë nëpër foto me femra të ndryshme, ai nuk e pranon se ka tashmë një lidhje dashurie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.