Fjolla Morina: Jam shtatzënë, më lini të qetë!

Intervista - - JAVA VIP -

Pas të thënave lart e poshtë nëse ishte apo jo shtatzënë, ka qenë vetë këngëtarja nga Kosova që e ka konfirmuar këtë me një status në faqen e saj personale në Instagram. Si duket, këtë lajm ka qenë e detyruar ta bëjë publik, nisur nga interesimi “non stop” i gazetarëve, të cilët me siguri e kanë gjurmuar gjatë gjithë kohës për këtë lajm. Ja, çfarë shkruan Fjolla me shpresën se mediat do të mund ta lënë të qetë, më në fund: “Sqarim për portalet. Unë kam vendosur të jem person publik dhe e kam marrë parasysh që nga ky moment që mediat do të shkruajnë, por, kur vjen puna për jetën time private, nuk lejoj askënd të më cënojë. Po me shqetësojnë shumë në këtë moment që duhet të jetë më i bukuri në jetë. Kam vendosur ta mbaj për vete familjen time sepse nuk janë dhe as nuk duan të jenë persona publikë. U lutem portaleve: Boll u morët me jetën time private! Nëse shqetësohem unë, nuk i bën mirë as fëmijës brenda meje. Nëse jeni njerëz me zemër, më lini të qetë nga kjo anë. Ju kisha lut boll ma”.

Kujtojmë që partneri i saj është një biznesmen nga Kosova që ushtron aktivitetin e tij në Republikën Çeke, por që për momentin ndodhet në Kosovë. Lidhja e këngëtares me Flamur Azemin vazhdon që prej dy vitesh, ndërkohë që brenda 4 muajve, kësaj dashurie do t’i shtohet një tjetër dashuri, një fëmijë për të cilin thuhet se është vajzë. Ky do të jetë fëmija i dytë për këngëtaren, pas vajzës së parë që ka me ish-bashkëshortin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.