Nertila Vreto bëhet nënë

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja Nertila Vreto, e cila i ishte larguar paksa skenës, është bërë mama e një vajze të vogël të cilën ka vendosur ta quajë Daila. “Faleminderit Zot që na bekove me këtë engjëll! Të duam shumë Daila, princesha jonë. Do na kesh pranë në çdo sekondë të jetës”.

Kuptohet që ky ndryshim në jetën e saj, do të shoqërohet edhe me tërheqjen përkohësisht nga karriera, ndërkohë që këngëtarja ka zgjedhur t’i përkushtohet familjes që po krijon. Nertila duket se bën përjashtim duke mos ndjekur rrugën e kolegeve të saj, pjesa më e madhe e të cilave edhe pse shtatzënë, vazhdojnë të jenë pjesë e muzikës, madje në shumë raste edhe përgjatë muajve të shtatzanisë. Kujtojmë që Nora Istrefi, edhe pse 5 muajshe shtatzënë, frekuenton pa problem jetën e natës dhe, si të mos mjaftojë kjo, ngre edhe pesha në palestër. Ndërsa për këngëtaren Vreto, kur bëhet fjalë për fëmijën dhe familjen, duket se muzika kalon në plan të dytë, aq më tepër që bëhet nënë për herë të parë. I urojmë vajzës jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.