Labinot Tahiri bashkëpunon me 2 Ton

Intervista - - JAVA VIP -

I pari i përket muzikës folk dhe është një ndër këngëtarët që ka axhendën më të ngarkuar me koncerte kryesisht jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se pëlqehet mjaft në Diasporë, ndërsa i dyti është një ndër reperat më të suksesshëm të momentit. Ajo që i bashkon ata të dy, përveç dëshirës për muzikë, është edhe vendi i lindjes, Ferizaj. Kjo njohje mes tyre ka ndikuar edhe më shumë që dy këngëtarët të vijnë së shpejti me një bashkëpunim. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë 2 Ton, i cili në Cv-në e karrierës së tij, ka këngë dhe bashkëpunime mjaft të suksesshme. Kënga, që ia kanë besuar si prodhim “Bini Records”, pritet të dalë shumë shpejt për të gjithë fansat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.