Genci: Diedoni s’do që ta shohë me sy Albën

Intervista - - BIG BROTHER -

dhe unë mendoj se ishe tipi më tip aty brenda, sidomos përsa i përket paraqitjes. A mendon edhe ti kështu?

- Për pjesën e paraqitjes vërtet mund ta quaj veten më tipin nga të gjithë, por mund ta them që jam edhe më tip nga të tjerët që janë brenda, si karakter, por nuk më erdhi rasti që ta shprehja. Sapo unë fillova të bëj lojë, më nxorën! Okej jam shume dakord për vendimin e marrë nga Big Brother.

- Me çfarë vështirësish përballet një djalë si ti kur do që të bëjë përpara në jetën e përditshme?

- Një djalë si unë mendoj që do të përballoj çdo situatë. Unë nuk veproj pa menduar, por as nuk mendoj pa më rënë një situatë në dorë.

- Po vështirësitë me të cilat u përballe në atë shtëpi?

- Aty brenda është një lojë dhe mendoj se mund të përballoj çdo lloj vështirësie. Çdo gjë është në vështirësi mesatare, jo në ek- strem.

- Genci, çfarë pret të ndodhë tani në jetën tënde?

- Di të them diçka: Ndjej brenda vetes që shumë gjëra të mira po më presin.

- Kush po bën lojën më të fortë aty?

- Mendoj që Xhensila, sepse më duket njeriu më i drejtë dhe i sinqertë aty brenda.

- Kush në jetë mund të jetë krejt ndryshe nga ç’është dukur aty brenda?

- Nuk mund të përcaktoj asnjë sepse aty brenda për mendimin tim, çdo gjë është shtirje, për vetë faktin që është një trysni shumë e rëndë. Ka shumë stres dhe nuk ke mendime siç ke në jetën normale.

- A ke komunikuar me ndonjërin nga banorët që kanë dalë? Si të duken jashtë, njësoj si brenda?

- Banorët që kanë dalë jashtë i kam takuar vetëm në studio, mbrëmjen e daljes sime nga shtëpia...

- Po Kikën, e takove? Vazhdon të kesh të njëjtin mendim për të apo mendon se konflikti mes teje dhe atij ishte diçka që nisi dhe u mbyll në atë shtëpi?

- Kikën e kam takuar vetëm në studio mbrëmjen që dola. Mendoj që nuk kishte diçka të madhe situata që kaluam në shtëpi, që të mund të vazhdonte edhe jashtë. Gjithçka ka ndodhur mes nesh, ka mbetur brenda shtëpisë.

Cili... cila...

- Cila është femra më e bukur në atë shtëpi?

- Dy janë femrat më të bukura në shtëpi, Xhensila dhe Tea. - Po më e zgjuara? - Më të zgjuara mendoj që janë Xhensila dhe Eleonora.

- Kush e meriton më shumë finalen dhe pse?

- Xhensila, Eleonora, Fatjoni, Fisniku. Ata e përdorin fjalën më mirë se të gjithë të tjerët.

- Po çmimin e madh, kush e meriton?

- Xhensila, sepse është njeriu më i drejtë dhe më inteligjent, më e plotësuara nga të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.