Miss dhe Mister Durrësi Jo vetëm të bukur...

Intervista - - SPEKTAKEL -

- Çfarë ishte për ju spektakli që ju nxori fitues dhe a e mendonit ndonjëherë se një ditë do të mbanit kurorën e më të bukurve të Durrësit?

Irini Tepshi: - Në radhë të parë, spektakli ishte një event nxitës dhe mjaft edukues për qytetin tonë të vogël i cili nuk shquhet për larmi aktivitetesh, ndaj ndihem shumë me fat që isha pjesë e tij. Ashtu si konkurrentët e tjerë, edhe unë ëndërroja të ndihesha e bukura e të bukurave, por kurora mori një vlerë akoma më të çmueshme krah bursës së studimit. Jam mjaft e lumtur dhe e bekuar nga këto vlerësime.

Rejdi Shehi: - Gjithmonë më kanë pëlqyer spektakle të tilla dhe gjithmonë kam dashur të jem pjesë e tyre. Këtë vit, kjo dëshirë m’u plotësua dhe ndjehem shumë i lumtur për këtë. Në të vërtetë, nuk e kisha menduar se do të mbaja kurorën e më të bukurit të Durrësit, edhe pse kisha shumë dëshirë...

- Çfarë vlere ka për ju ky çmim?

Irini: - Është bukur të ndihesh e vlerësuar nga një juri si ajo e jona! Ky çmim më bën të ndihem mjaft krenare për veten dhe më shtyn të punoj më fort për objektivat e radhës.

Rejdi: - Ky çmim mbart për mua një vlerë shumë të madhe sepse tani përfaqësoj bukurinë durrsake.

- Ju vetë, jeni nga Durrësi?

Irini: Durrësi.

Rejdi: - Po, edhe unë jam nga qyteti i Durrësit.

- Çfarë kanë durrsakët, që nuk e kanë të tjerët?

Irini: - Durrsakët kar-

- Po, jam nga akterizohen jo vetëm nga bukuria fizike, por edhe nga ajo intelektuale gjithashtu. Jemi mjaft orgjinalë, unikë.

Rejdi: - Durrësin e bën të veçantë deti i kaltër, porti më i madh në Ballkan që mund të themi se është çelësi i Ballkanit dhe një veçanti tjetër, Torra Veneciane, një bukuri e antikitetit, e datuar që në shekullin XV.

- Kishte ndonjë konkurrent që e meritonte më shumë se ju fitoren?

Irini: - Të gjithë konkurentët ishin të denjë, por sipas rregullave të spektaklit, ka vetëm një Miss dhe një Mister Durrësi.

Rejdi: - Të gjithë konkurrentët ishin të fortë. Secili prej nesh kishte të veçantat e tij, që e bënin të ndryshëm nga të tjerët.

- Cila mendon se është pika jote më e fortë, sa i përket anës fizike?

Irini: - Mendoj se gjatësia dhe sytë.

Rejdi: - Pika ime më e fortë është gjatësia trupore, si edhe buzëqeshja.

- Po pika më e fortë në karakterin tënd?

Irini: - Vendosmëria dhe vullneti. Rejdi: - Vendosmëria. - Jeni po aq të aftë me mësimet sa edhe me konkurset e bukurisë?

Irini: - Mendoj se bukuria dhe intelekti duhet të ndërthuren dhe të jenë në harmoni me njëra- tjetrën, ndaj përpiqem t’i kushtoj rëndësinë e duhur të dyjave.

Rejdi: - Edhe me mësimet jam i aftë sepse më pëlqejnë shumë lëndët shkencore, sidomos matematika.

- Pas këtij spektakli, mendoni ta vazhdoni këtë rrugë, apo do ta mbyllni këtu?

Irini: - Kjo është një rrugë që më pëlqen dhe shpresoj të kem fatin dhe mundësinë për ta vazhduar.

Rejdi: - Jo, nuk mendoj ta mbyll këtu. Do ta vazhdoj akoma këtë rrugë të re që më është hapur, pasi një ëndërr e imja mund të më realizohet.

- Si e shikoni të ardhmen tuaj, të lidhur me modën apo jo?

Irini: - Të ardhmen nuk mund ta dijë askush dhe unë preferoj t’ia lë kohës. Përsa i përket të tashmes, moda është tashmë pjesë e saj.

Rejdi: - Primare për mua është shkolla, por edhe moda nuk do të mbetet prapa. Do të përpiqem t’i koordinoj të dyja sa më mirë.

- Si është e përditsh-

Mister Durrësi

Emri: Rejdi Shehi Mosha: 18 vjeç Shkolla: E mesme jopublike “Rilindja” Gjatësia: 192 cm Pesha: 73.7 kg Hobi: Noti sportiv Horoskopi: Akrepi Muzika: Hip-Hop/R&B Eventet që pëlqen: Janë të shumtë, por më shumë modelingu. mja e një Missi dhe e një Misteri? Sa ka ndryshuar ajo, tani që mbani edhe një kurorë?

Irini: - Missi është një vajzë si gjithë të tjerat, e cila vazhdon shkollën dhe më shihni në radhët e Miss & Mister Albania 2015.

- Pas pesë vjetësh, kur të takohemi, ju do të jeni...

Irini:

Çfarë bën një Miss, ndryshe nga të tjerët...

- Fjala Miss do të thotë shumë, por nuk të bën shumë të ndryshme nga të tjerët. Ashtu si edhe moshataret e mia, kënaqem, dal, argëtohem dhe studioj. përditshmëria e saj apo rrethi që frekuenton nuk kanë ndryshuar, përkundrazi, tani ndihet më në qendër të vëmendjes dhe më e vlerë-

- ( Qesh) Irini, pesë vjet më e madhe.

Rejdi: - Them se do të jem një financier që sapo ka mbaruar universitetin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.