Koshalia akuzon Sadnën për fatin e keq që e ndjek Ragnin

Intervista - - TELENOVELA -

Satjeni zemërohet me Vasundrën për shkak të sjelljes së saj me Ambikën. Ai e akuzon Vasundrën se është një grua egoiste dhe shumë e keqe. Koshalia dhe Sadna habiten kur e dëgjojnë këtë bisedë. Satjeni i shpjegon Sadnës lidhjen mes Vasundrës dhe Ambikës. Koshalja zhgënjehet dhe i kërkon Prakashit që të kthehen në shtëpi. Sadnës i kujtohet disa incidente që kanë ndodhur me Vasundrën në të kaluarën dhe shqetësohet kur kupton plotësisht të vërtetën mes asaj dhe Ambikës.

Vasundra ndihet e zhgënjyer ndërsa mendon për sjelljen e Satjenit. Asaj i kujtohen incidentet e dasmës mes Ambikës e Satjenit si edhe situatat shumë të sikletshme të krijuara mes tyre. Ranviri dhe Ragni flasin në telefon në lidhje me vendet ku do të shkojnë për muajin e tyre të mjaltit, pasi të bëhet dasma.

Sadna i kërkon Ambikës t’i shpjegojë kuptimin që kishin fjalët e Satjenit dhe Ambika i tregon Sadnës se pse ajo ishte kundër martesës së Ragnit me Ranvirin. Koshalia ia shpjegon Prakashit incidentet që ndodhën në shtëpinë Raxhvansh, pjesë e të cilave ajo u bë padashje. Ajo akuzon Sadnën për fatin e keq që e ndjek Ragnin.

Koshalia shqetësohet ndërsa mendon për të ardhmen e Ragnit. Ambika e këshillon Sadnën të mos mërzitet për marrëdhënien e saj me Ragnin, pas dasmës. Sumitra dhe Koshalja diskutojnë në lidhje me marërdhënien mes Ambikës dhe Vasundrës. Vineti i kërkon të falur Prakashit dhe i thotë se ai e ka të pamundur të ndihmojë financiarisht për dasmën.

Satjeni i kërkon të falur Ambikës dhe fajëson veten e vet për situatën që u krijua pak më parë. Ai i thotë Ambikës se nuk duhet të shqetësohet për Ragnin, pasi Ran- viri është ndryshe nga të tjerët.

Vasundra i ankohet Indraxhitit për Satjenin dhe i kërkon atij që t’i kujtojë kufijtë që ka. Indraxhiti, gjithashtu fajëson Vasundrën për të gjitha keqkuptimet që ka patur me Ambikën. Vasundra dhe Indraxhiti debatojnë me njëri-tjetrin në lidhje me marrëdhëniet e tyre familjare. Prakashi e bind Koshalian që të marrë pjesë në dasëm dhe të jetë e lumtur për këtë martesë.

Në familjen Sharma, të gjithë janë të zënë me përgatitjet e dasmës.

Sadna e fton Vasundrën të marrë pjesë në ritualet e traditës së tyre, por ajo nuk pranon. Aleku dhe Ranviri i kërkojnë Vasundrës të marrë pjesë në to dhe ajo është e detyruar të bëjë sipas dëshirës së djemve të saj.

Prakashi preket kur kujton fëmijërinë e Ragnit dhe Sadnës. Ranviri vjen në festën tradicionale të Ragnit i maskuar me një shami të kuqe, me të cilën ka mbuluar fytyrën dhe trupin. Malti e kupton dhe e zbulon. Të gjithë nisin të qeshin me sjelljen e tij fëminore. Vishambernathi i telefonon Prakashit dhe ky i fundit i kujton që të jetë i pranishëm në dasmën e vajzës së tij...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.