Graciela nxjerr Alehandron nga burgu

Intervista - - TELENOVELA -

Hoze Luisi e pyet Monserratin nëse është e sigurtë në vendimin e saj për të hequr dorë përfundimisht nga Alehandroja dhe ajo i thotë se po. Ajo i thotë se e vetmja gë që dëshiron është që Lauritoja të mos rritet me mendimin se i ati është një kriminel. Monserrati është e detyruar t’i premtojë se kurrë më nuk do të kthehet me Alehandron, por i kërkon atij që të mos vendosë pengesa mes Lauritos dhe të atit. Hoze Luisi i thotë se do ta lirojë Alehandron.

Nga ana e saj, Graciela vazhdon të dëshmojë në gjykatë se Alehandroja mbahet më kot në burg dhe se ai nuk është fajtor për asgjë. Gjykatësi jep vendimin për lirimin e Alehandros, por Hoze Luisi e liron, duke i thënë se e bën këtë sepse ka bërë një pakt me Monserratin. Alehandron jashtë e pret e ëma, e lumtur. Ai i thotë se çmimi i paguar për këtë liri është shumë i lartë.

Adolfo shkon të takojë Marian, e cila e pyet nëse Hoze Luisi e vrau Monserratin. Ai i thotë se jo dhe Maria tërbohet dhe e quan Hoze Luisin një idiot që nuk diti ta përdorte mundësinë që i dha ajo. Adolfoja i kërkon ta harojë Alehandron sepse ai nuk ka për ta dashur kurrë.

Refugio e ndihmon Monikën në shtëpinë e saj dhe ajo i thotë se ka vendosur t’ia paguajë Dimitrios tradhtinë në të njëjtën mënyrë. Ajo e çon Refugion në dhomën e saj të gjumit dhe vetë shkon të zhvishet. Refugios i kuj- tohet Esmeralda dhe lufta që bënë për t’u martuar së bashku dhe vendos të largohet prej aty. Ai del që të vishet në dhomën e ndenjjes, por papritur përballet me Esmeraldën, e cila kur sheh Refugion gjysëm të zhveshur dhe Monikën me të brendshme, e beson plotësisht se bashkëshorti e ka tradhtuar. Esmeraldës i nisin dhimbjet e lindjes.

Graciela i thotë Monserratit se nuk duhet ta kishte bërë këtë që bëri sepse personi që liroi Alehandron nuk ishte Hoze Luisi, por ajo, që shkoi e dëshmoi në gjykatë në favor të Alehandros dhe të lirimit të tij...

Monika e pyet Dimitrion nëse do të ishte në gjendje ta falte, po ta kishte tradhtuar ajo. Graciela debaton me Hoze Luisin dhe e paralajmëron që të tregohet i kujdeshshëm me ato që thotë. Ai i kundërpërgjigjet se ai që i jep asaj të drejtën për ta hapur gojën ose jo, është Hoze Luisi sepse Graciela, në fund të fundit, është punonjësja e tij. Monserrati i gjen duke u zënë.

Esmeralda lind fëmijën dhe i thotë Refugios se nuk ka të drejtë ta njohë djalin e tij. Ajo i kërkon atij të largohet. Monika shkon tek Esmeralda dhe i tregon të vërtetën e asaj nate, duke i kërkuar ta falë Refugion...

Pedroja e këshillon Hoze Lusiin të planifikojnë se si ta vrasin Alehandron.

Graciela kërkon mes sendeve të Marias dhe gjen dëshminë. Ndërkohë, Alehandroja i thotë Marias t’i japë dokumentin, por ajo nuk e gjen dot.

Pedroja i kërkon llogari Ezekielit se pse Maria Zamudio është ende gjallë. Maria i thotë Hoze Luisit se ajo ka një dokument shumë të rëndësishëm. Ajo i tregon se i ka bërë një kopje atij dokumenti para se ta digjte Pedroja dhe se do t’ia japë atij, nëse e ndihmon që ta gjejë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.