Cikli i jetës së organit seksual mashkullor

Intervista - - INTIMITET -

Ja, si ndryshon penisi në madhësi, pamje të jashtme dhe funksion seksual, me kalimin e moshës...

Nuk është sekret se aftësia seksuale e një burri pakësohet me kalimin e moshës. Kur niveli i testosteronit bie, atij i duhet më shumë kohë për t’u eksituar. Kur eksitohet, i duhet më shumë që të arrijë ereksionin e orgazmën dhe, më pas, të eksitohet përsëri. Mosha shkakton edhe pakësim të sasisë dhe cilësisë së spermës. Çrregullimet e ereksionit, apo impotenca është e lidhur me moshën. Studimet kanë treguar se në grupmoshën 40-70 vjeçare, përqindja e burrave potentë bie nga 60% në 30%.

Burrat pësojnë gjithashtu një degradim të funksioneve urinare. Fluksi i urinës pakësohet me kalimin e kohës, si pasojë e dobësimit të muskujve të fshikëzës urinare dhe, në shumë raste, të zmadhimit të prostatës.

Por, kjo nuk është e gjitha. Studimet e fundit konfirmojnë atë burrat dyshonin dhe kishin frikë prej kohësh: Penisi pëson ndryshime domethënëse kur burri kalon nga mosha e kulmit seksual (që është rreth moshës 30 vjeç), në moshën e mesme dhe të pleqërisë. Ndryshimet përfshijnë:

Pamjen e jashtme

Këtu ndodhin dy ndryshime të mëdha. Koka e penisit humbet gradualisht ngjyrën e saj si të purpurt, si rezultat i reduktimit të fluksit të gjakut. Gjithashtu, ndodh edhe një humbje graduale e qimeve pubike. “Kur sasia e testosteronit bie, penisi kthehet gradualisht në gjendjen e parapubertetit, ku sasia e qimeve është e paktë”, thotë një specialist.

Madhësi

Shtimi në peshë është i zakonshëm kur burrat plaken. Meqë dhjami grumbullohet në pjesën e poshtme të barkut, pjesa e dukshme e penisit zvogëlohet. “Një sasi më e madhe dhjami në nënbark e bën penisin të duket më i shkurtër. Në disa raste, dhjami e fsheh fare penisin. Një mënyrë për të motivuar pacientët e mi të bien në peshë është t’u them se penisi i tyre do të duket më i gjatë, thjesht duke rënë në peshë”, shton specialisti. Përveç kësaj tkurrjeje të rikthyeshme, penisi ka tendencë të zvogëlohet nga mosha dhe kjo është e pakthyeshme. Ky reduktim, si në gjatësi, ashtu edhe në trashësi, zakonisht nuk është dramatik, por mund të vihet re. “Nëse penisi në ereksion është 15 cm kur burri është 30 vjeç, mund të jetë rreth 12-13 cm kur ai arrin të 60-tat ose të 70-tat”, thotë specialisti.

Çfarë e shkakton këtë zvogëlim të penisit?

Në këtë proces marrin pjesë të paktën dy mekanizma. Njëri është depozitimi i ngadaltë i substancave yndyrore (pllakave) brenda arterieve të holla të penisit, gjë që bllokon fluksin e gjakut në të. Ky proces, i njohur me emrin arteriosklerozë, është i njëjtë me atë që ndodh edhe në enët e gjakut të zemrës, duke shkaktuar infarktin e saj. Specialisti shpjegon se një mekanizëm tjetër përfshin grumbullimin e një kolagjeni relativisht joelastik në indet që rrethojnë dhomëzat e ereksionit. Ereksioni ndodh kur këto dhomëza mbushen me gjak, ndaj bllokimi i arterieve të penisit dhe dhomëzat joelastike, bëjnë që edhe ereksioni të jetë më i vogël. Kur penisi ndryshon në madhësi, e njëjta gjë ndodh edhe me testet. Duke filluar nga mosha 40 vjeçare, testet fillojnë të tkurren. Testet e një burri 30 vjeçar mund të kenë një diametër 3 centimetra, ndërsa ato të një burri 60 vjeçar, 2 centimetra.

Përkulje

Nëse në indet e penisit lën- da grumbullohet në mënyrë të pabarabartë, penisi mund të përkulet. Kjo sindromë, e njohur me emrin sëmundja e Peironit, ndodh zakonisht në moshën e pjekurisë. Ajo mund të shkaktojë dhimbje gjatë ereksionit dhe të vështirësojë penentrimin. Ky ndryshim, mund të kërkojë edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Ndjeshmëri

Studime të shumta kanë treguar se penisi bëhet më pak i ndjeshëm me kalimin e kohës. Kjo e vështirëson arritjen e ereksionit dhe orgazmës. Përsa i përket pyetjes nëse i bën orgazmat më pak të kënaqshme, kjo mbetet ende pa përgjigje.

Ekspertët thonë se këto ndryshime nuk kanë pse shkatërrojnë jetën erotike të një burri. Një studim i kohëve të fundit ka treguar pakësime domethënëse të ereksionit, epshit dhe ejakulimit te burrat, por vetëm pakësim të moderuar të kënaqësisë seksuale. Autorët e studimit dolën në përfundimin se “Burrat e moshuar mund të mos i perceptojnë këto pakësime si një problem dhe të jenë të pakënaqur”. Specialisti ynë shton se “Përbërësi më i rëndësishëm për një jetë seksuale të kënaqshme është aftësia për të kënaqur partneren dhe kjo nuk kërkon një performancë të shkëlqyer në shtrat, apo një penis të madh”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.