Bateria e celularit që karikohet për një minutë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Shkencëtarët kanë krijuar një bateri që mund të lejojë karikimin e një celulari brenda një minute. Bateria e re prej alumini është shumë më e sigurtë se ajo ekzistuese prej litiumi, mund të përkulet e të dëmtohet dhe nuk merr flakë. Studiuesit e universitetit Stanford të Kalifornisë thanë se bateria mund të rikarikohet më shpesh se bateritë e zakonshme, pa e humbur efikasitetin e saj. Hongjie Dai, profesor kimie në Standford tha: “Ne kemi krijuar një bateri alumini të rikarikueshme, që mund të zëvendësojë bateritë aktuale, si ato alkaline, që janë të këqija për mjedisin dhe bateritë me litium, që nganjëherë edhe marrin flakë. Bateria jonë nuk merr flakë, edhe sikur ta shposh. Bateritë më litium mund të marrin flakë papritmas, në ajër, në makinë, ose në xhepin tuaj”. Përveç sigurisë, ai tha se ekipi ka bërë një zbulim të rëndësishëm për performancën e baterisë, e cila tani mund të karikohet për një minutë. Në ndryshim nga bateritë e mëparshme prej alumini, të cilat thuhet se mund të karikoheshin vetëm për 100 cikle, prototipi i Standfordit mund të vazhdojë deri në 7500 karikime. Bateria tipike prej litiumi zgjat deri në 1000 karikime. Në artikullin e shkruar në gazetën “Natyre”, autorët thonë se “kjo është hera e parë që një bateri me jone alumini është krijuar me qëndrueshmëri mbi mijëra ciklesh. Një tjetër tipar i baterisë prej alumini është përkulshmëria. Ju mund ta përkulni dhe ta palosni pa problem, pra, ajo mund të përdoret në aparatet elektronike të përkulshme. Alumini gjithashtu është metal më i lirë në çmim se litiumi”, përfundojnë ata. Përbërësit: 800-900 gramë miell që fryhet vetë

250 gramë sheqer pluhur (280, nëse i duam më të ëmbla) 300 gramë gjalpë 150 gramë vaj 2 vezë të mëdha 1/3 filxhan qumësht 2 lugë qumësht i koncentruar (jo me sheqer, si ai që i hidhet kafesë)

1 lugë e vogël esencë vaniljeje

1 e verdhë veze për lyerjen lart Përgatitja Rrahim mirë gjalpin me sheqerin, derisa të bëhet një masë kremoze e bardhë. Më pas shtojmë vajin, vezët e qumështin dhe në fund, esencën e vaniljes. Dalëngadalë shtojmë miellin, derisa të bëhet një brumë i butë që nuk ngjit nëpër duar. I japim format që dëshirojmë, i vëmë në një tepsi të lyer me vaj dhe nga sipër i lyejmë me furçë me të verdhën e vezës, të tretur në pak ujë. I pjekim në 165 gradë celcius, derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.