Diela Ana Preka, zonja e hekurt e emigrantëve Do t’u jem gjithmonë pranë njerëzve në nevojë

Intervista - - INTERVISTA -

Ajo është një nga ato që mund të quhen gra të hekurta; e gatshme të përballet me gjithçka, por edhe t’ia dalë mbanë. Anën e johin të gjithë emigrantët tanë në Greqi, të clëve ajo u ka shërbyer me agjencinë e saj turistike dhe linjën e autobusëve që operon që prej njëzet vjetësh. Por, a mund të ndalet ndonjëherë ajo? Me sa duket, jo... shumë projekte të tjera të lidhura me biznesin, angazhimi në politikë me Partinë Konservatore, ku ajo është kryetare e grave, hapja e fondacionit “Margaret Theçer” për Shqipërinë dhe zelli i saj për të qenë gjithmonë në krye, nuk kanë fund... Ne arritëm ta shkëpusnim Anën në një nga qëndrimet e saj të shkurtra në Shqipëri dhe të zhvillonim me të, këtë bisedë të këndshme... - Përshëndetje Diela ose Ana... nuk di si do të të pëlqente të të thërrisnin...

- Me cilindo emër, për mua, s’ka asnjë problem. Njëri është emri që ma kanë vënë kur linda, kurse tjetri, emri i pagëzimit. Të dy bashkë, shkojnë...

- Takohemi sërish pas dy vjetësh, që nga intervista e fundit që realizuam bashkë. Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde që nga ajo kohë?

- Për dy vjet, kanë ndryshuar shumë gjëra... ( Buzëqesh) Kam patur shumë arritje, shumë të reja. Unë jam vazhdimisht në aktivitet, ndaj për mua jeta ecën me vrap; gjërat, po ashtu, ndryshojnë shumë shpejt...

- A lodhesh ndonjëherë nga gjithë ky aktivitet?

- Edhe kur lodhem, bëj sikur s’lodhem se kam dëshirë t’u tregoj të tjerëve që jam e fortë. Në të vërtetë, të gjithë kemi dobësitë tona...

- Emri yt është i lidhur ngushtë me emigrantët, madje, herë pas here, kam parë që organizon aktivitete për ta...

- Kjo është më se e vërtetë. Duke qenë vetë emigrante prej shumë vitesh, e kam parë çfarë problemesh të mëdha kanë emigrantët dhe them se e kam për detyrë që edhe t’i ndihmoj, por edhe të jem mes tyre, se edhe puna ime është e lidhur me ta.

- Në fundvit, pashë që kishe organizuar një festë të madhe ku shpërndaje dhurata për fëmijët e tyre, ama të njëjtën gjë e pashë edhe një muaj më vonë, në fund të janarit...

- Sepse këto janë aktivitete që unë i bëj të paktën një herë në muaj, brenda mundësive që kam. Në aktivitete të tilla ka shfaqje, dhurata, kam sjellë cirkun e Greqisë, që fëmijët të kënaqen sa më shumë. Ka patur raste që në ambientin tonë kemi bërë edhe ndonjë ditëlindje të fëmijëve që nuk kishin mundësi të festonin në shtëpitë e tyre. Unë e bëj me shumë kënaqësi këtë gjë. Kënaqem kur ata kënaqen e më respektojnë. Mendoj se ia kam bërë vendin vetes për këtë.

- Para zgjedhjeve të fundit në vend, të pyeta nëse shikoje ndonjë dritë jeshile për të ardhmen e Shqipërisë dhe fjalët e tua ishin: “Vetëm rotacion! Në qoftë se ky vend do të bëhet, duhet të vëmë Edi Ramën. Një i tillë i duhet Shqipërisë. Një i tillë si unë dhe si ai, që kemi punuar e punojmë dhe jo ata që flasin”. Tashmë, po bëhen dy vjet që kjo dëshirë e jotja është realizuar. Vazhdon t’i qëndrosh të njëjtit mendim?

- Ne shqiptarët e kemi pak të vështirë të kënaqemi, kushdo që të vendoset në krye. Kjo është diçka shumë e keqe, pasi ne nuk i lëmë njerëzit të punojnë. Është e nevojshme të besojmë tek ai që kemi votuar, tek ai është është në krye të vendit dhe që përpiqet të bëjë shtet. Sa i përket të sotmes dhe asaj për të cilën kam folur para dy vjetësh, mund të them se jo të gjitha ato që u premtuan janë realizuar, por në kaq kohë nuk kanë se si të realizohen të gjitha; është shumë shpejt. Dëgjoj shumë njerëz të ankohen për pagesën e dritave. Në fakt, është normale që çdo qeveri të kërkojë nga qytetarët e vet të paguajnë çfarë konsumojnë dhe që të gjithë qytetarët të jenë korrektë me detyrat e tyre. Të mos harrojmë se, nëse do të ishin paguar deri tani, kur ishin qeveri të tjera, nuk do të ishte e nevojshme të krijohej ky kaos, shtrëngimi që ndodhi. Ne në përgjithësi shajmë, por ligji duhet të zbatohet për të gjithë njëlloj.

- Mendon se ne kemi shpresa për të bërë shtet?

- E shoh pak të vështirë sepse njerëzit e kanë humbur besimin, që është kryesor për këdo. Në momentin që humb besimi, humb edhe shpresa, ndaj mendoj se këtij populli duhet me i ardh së pari besimi dhe pastaj të shpresojmë se gjërat do të shkojnë aty ku duam dhe si duam ne.

- Le të qëndrojmë pak te ti dhe biznesi, që tashmë përbën një binom të padis- kutueshëm. Si po ecin bizneset e tua në këtë situatë krize?

- Nuk mund të them shumë mirë. Bizneset në përgjithësi janë keq dhe kjo është disi e kuptueshme, sepse gjërat shkojnë zinxhir. Sidomos për ne, që kemi biznese të lidhura me dy shtete, është pak më e komplikuar e më e vështirë. Në Greqi, kriza është gjithashtu shumë e madhe, njerëzit janë pa punë dhe, kur s’kanë ata, s’kanë të tjerët e s’kemi ne dhe kështu shkojnë punët zinxhir. Tani, pasagjerët janë përgjysmuar dhe kjo, jo vetëm për shkak të krizës, por edhe sepse linjat janë shtuar. Dikush punon me dy vetë, dikush me pesë vetë... Unë që e kam punën e ngritur që prej njëzet vjetësh, nuk e kuptoj se si ia dalin këto kompani të reja.

- Cila është vështirësia më e madhe me të cilën përballet një grua biznesi?

- Në radhë të parë, mesh-

- Megjithatë, jam e sigurtë që ti nuk ndalesh asnjëherë, po aq sa jam e sigurtë se, me siguri, e ke gati projektin, apo biznesin tënd të radhës... Kam të drejtë?

- Sigurisht. (Buzëqesh) Kam një projekt që u vjen shumë më ndihmë zonjave, fondacioni i cili më ka ngjallur interesin dhe kam shumë dëshirë të bëjë përpara sepse ka të bëjë me zonjat dhe me njerëzit në nevojë. Ky është fondacioni “Margaret Theçer” që do të ketë degë në të gjithë Shqipërinë, por qendrën do ta ketë në Shkodër, në vendlindjen time. Projekti ka nisur që në fundin e vitit 2014 dhe besoj se shumë shpejt do të fillojë punën. Kjo është diçka që më gëzon shumë. - Cili është synimi yt më i madh, për momentin?

- Për momentin, dua t’i qetësoj njerëzit sa më shumë, t’u jap atë dëshirën për të jetuar, që shumë e kanë humbur. Me këtë projekt për të cilin të fola pak më parë, kam besimin se do të bëj shumë në këtë drejtim. E kam shumë me merak që t’u qëndroj afër dhe t’u vij në ndihmë realisht e jo vetëm me fjalë, atyre që kanë nevojë për ndihmë. Besoj se me fondacionin tonë, do të bëjmë shumë në këtë drejtim.

- Me çfarë do të doje ta mbyllje këtë intervistë?

- Unë do të doja të mos e mbyllnim këtë intervistë (buzëqesh) sepse kam shumë gjëra për të thënë dhe shumë të vërteta për të shprehur, por po lëmë edhe një portë të hapur te gazeta ime e dashur “Intervista” dhe po e mbyll me një urim: Uroj të gjithë emigrantët pa përjashtim, kudo që janë, ashtu si edhe të gjithë popullin në Shqipëri që të kërkojmë gjithmonë të drejtat tona dhe të jemi më të bashkuar se kurrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.