Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Ndërrova zemrën!

Unë i bardhë dhe ti i zi Ndryshe s’kemi asgjë tjetër Ti je kafshë, unë jam njeri Një betejë kaq e vjetër. Zemra ime, ngjyrën tënde Zemra jote ngjyrën time Ti më sheh e nuk ndërron mendje Ndërsa unë, paragjykime Gjakun kemi të dy të kuq E përsëri s’të shihkam dot Si çdo i bardhë kam këtë huq Sikur për ty s’ka vend kjo botë Të dy u ndodhëm në një dhomë Të një spitali të moderuar Ti trupit tënd t’i vije “stromë” Dhe unë zemrën për ta shëruar Ti jetën le aty mes mjekësh Dhe ngjyrë nuk ndërrove dot Por mua pas ti do t’më ndjekësh Sepse ne gjoks të futa sot Po po. Më dëgjuat shumë mirë Në trup të bardhë zemër e zezë Ta them, e paskam të vështirë Kam qenë i keq them me dënesë Hoqa zemren e keqe “te bardhe” Zemrën e mire,”te zeze” unë vura E ç’mund të them prisha një gardh Unë u shërova , më s’u sëmura.

Romeo Gegushi Dashuria është rrjedhë e vjetër, është vullkan që zjen në damarë, është rrebesh që ftoh një zemër, edhe ikën duke qarë. Dashuria s’është gjë tjetër, Veç magjistare që gllabëron një zemër, është tradhtare që s’mban një emër. Pra, ç’është dashuria? Furtunë, që sjell në zemër një rrebesh, dhe pastaj sjell tradhtinë, që e mban si vath në vesh.

Skënder Lazaj Trebeshina Mos u hiq për kaq i zgjuar Bota ka burra dhe buracakë Ka me vlerë edhe të shquar Tjetër i mençur, tjetër dinak. E nëse mburresh me këtë të fundit Edhe më lart grada shtazore Unë për mik i bëj ballë plumbit Se kam grada njerëzore!

Bledi Ylli Mezi dukej në fund të rrugës Ai njeri lecka mbuluar... Vështrim i shpëlarë, një qenie e mugët Më tha diçka për t’u menduar!

Mos ma mbaj peng pranverën

Nuk i besova zogut tim shtegtar Kur sot në dritare më erdhi përsëri Më tha pas xhamit “Erdhi pranvera” Pranverën mund të ma sjellësh vetëm ti... Dimri ende skërmit dhëmbët Me pahir shtrëngon fronin e tij. Unë e di pse stinët janë çmendur Me siguri që dorë këtu ke ti. Dielli fshihet, shiu s’i ndal lotët Qielli gjithë kohën i vrenjtur rri. Lulet të trishtuara kanë ulur kokën Se pranverën ma mban fshehur ti. Mos më thuaj “Erdhi pranvera” Dimrin prej kohësh shtrëngon në gji Kështu kaluan plot stinë të tjera Pranverën time ma mban peng ti.

Bledi Ylli

Aida Previzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.