Si të veproj me këtë burrë të dhunshëm?

Intervista - - PYETJE PËRPGYJIEGSJEN ËNRJGËJRITIH- -

pension e do mbaj veten, se dy duar për një kokë janë, por familja më është vënë kundra dhe nuk po di si të veproj tani...

- Është shumë e thjeshtë të japësh receta, sidomos në këto ditët e sotme. Pyet veten se të tjerët dinë të thonë vetëm “e shkreta!”. Respekte. Natasha Cela.

- Turp është kur bën turp zonjë, respekto veten mos e ul aq poshtë se një jetë ke. Xheni Bano.

- Ah, moj zonjë, të njëjtin hall ka edhe nëna ime. Edhe ajo ashtu bëri. Duroi derisa 5 fëmijët u bënë të zotët e vetes, ndërsa im atë nuk u kthjellua tërë jetës. Nuk mendoj asnjë tjetër veç vetes. Ne fëmijët e saj nuk jemi kundër ndarjes, veç ajo tani e ka më të vështirë, por ti, nëse je lodhur, atëherë familjes dhe fëmijëve kërkoju ndihmë. Nëse ata janë kundër ndarjes, le ta kërcënojnë disi, mos të të trajtojë keq të paktën. Se këta njerëz si im atë e burri juaj, e dinë ne se çka duan: tërë vitet e dhunës që u kanë shkaktuar grave. Të dënohen mizorisht, por nganjëherë mbetet vetëm e thënë se realizimi nuk është i mundur. Më e vështira në botë paska qenë të vuash nga njeriu i familjes, ma e tmerrshmja që ekziston. Por ju zonjë veproni disi, ose lajmëroni autoritetet që ta kërcënojnë me bukur ose familjarët le të marrin masa se vërtet tani në pleqëri nuk mban më trupi dhunë, as psiqike, as fizike. Fol, ngrije zërin, le ta ndalojnë të tjerët disi atë idiotizëm. Respekte. Gresa Gremina.

- Po pse duroni gjithë jetën të dhunoheni nga burrat dhe në pleqëri doni të ndaheni? Po ku i

kishe duart moj grua, pse nuk e rrahe dhe ti ndonjëherë që ta provonte dhe ai çfarë ishte druri?! Mbase nuk të rrihte më. Tani je pak si vonë. Klodi Sina Henaj.

- Pyet një qind e bëj siç do vetë. Shkëlqim Cimi Rumani.

- Po ti tani u kujtove moj grua, apo të ka mashtruar ndonjëri dhe do të ndahesh nga burri? Nëna ime është më e re se ti, po s’do pranoja kurrë të ndahej nga im atë; një e dy e ia vini fajin pijes. Suada Suada.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.