Ç’kuptimkaëndrraime?

U fejova

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr sikur po fejohesha me djalin me të cilin jam lidhur, por atë nuk e shikoja dhe fejesa bëhej në shtëpinë që kam pasur. Pashë edhe mamin, sikur kishte blerë një tavolinë të re dhe shikoja njerëzit që hidhnin lek. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Një ëndërr e tillë, përveçse tregon dëshirën tuaj për t’u fejuar me këtë djalë, parashikon edhe një diskutim në shtëpi rreth jush. Blerja e tavolinës së re e lekët, janë sfida të reja, lajme të reja, që mund të kenë lidhje edhe me ju, por edhe diskutime rreth jush. Nëse ju nuk dëshironi që të merret vesh historia juaj, duhet të jeni sa më diskretë. Nëse doni që të merret vesh, më parë sigurohuni nga djali që keni në krah ka qëllime serioze ndaj jush. Është momenti të hapni bisedë më serioze rreth marrëdhënies tuaj. Ju uroj fat! - Pashë në ëndërr sikur familja e shokut të vëllait tim kishte ardhur për të më kërkuar dorën për fejesë, ndërsa mbrëmë pashë në ëndërr sikur babai dhe vëllai më thanë mua dhe atij: “Po ju, pse nuk lidheni bashkë, meqë ai djali vjen shpesh te ne dhe kaloni shumë kohë bashkë?”. Unë, në ëndërr, u ndjeva shumë me turp dhe nuk ktheja përgjigje as po, as jo. As ai djali nuk kthente përgjigje, edhe ai ndihej në siklet nga situata. Dukej sikur unë prisja që ai të përgjigjej i pari dhe ai, sikur priste nga unë, por asnjëri nuk bënte hapin e parë; vetëm shmangeshim dhe shikoheshim në sy tinëzisht. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr. Ai është shoku i ngushtë i vëllait tim dhe kemi shumë muhabet. - E dashur vajzë, është shumë e qartë që mes jush dhe shokut të vëllait tuaj ka njëfarë simpatie, por keni përpara një pengesë e madhe, që nuk ju lë të afroheni me njëri-tjetrin. Ju në fakt keni filluar ta doni atë djalë, por gjithsesi, keni frikë nga përgjigjja e tij, sepse keni dyshime nëse edhe ai ndjen të njëjtën gjë për ju, apo është thjesht një simpati apo respekt. Edhe ai, si ju, ka frikë të afrohet, edhe pse në fakt nga ëndrra duket që ushqen simpati për ju. Duke qenë se ju jeni motra e shokut të tij të ngushtë, ai është në një pozitë të vështirë sepse duhet të matet mirë, ngaqë me ju nuk mund të ketë thjesht një lidhje, por do t’i duhet ta bëjë zyrtare, duke qenë se në mes është vëllai dhe familja juaj. Një situatë pak e vështirë për të dy ju, sepse jeni edhe të rinj, megjithatë ëndrra ju këshillon ta mbani afër këtë djalë dhe ta shoqëroni me biseda, siç keni bërë gjer tani, se mbase kjo i jep besimin e plotë atij të shprehet dhe t’ju shfaqë ndjenjat e vërteta. Ju uroj fat. - Para dy netësh kam parë në ëndërr mamin tim, e cila fatkeqësisht, nuk jeton. Pashë sikur më tha: “Duhet të regjistrohesh në këtë fakultet, jo në atë tjetrin që ke ndërmend”. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Faleminderit. - Ëndrra të tilla duhet t’i besoni, sidomos kur bëhet fjalë për prindërit. Duhet t’ia dëgjoni fjalën mamasë, sepse jo më kot ju është shfaqur në ëndërr. Ëndrra të tilla janë të pashmangshme edhe nëse po kaloni një periudhë paksa konfuze. Gjithsesi, nëse e keni fiksuar fakultetin që ju ka thënë, bëni mirë ta provoni. Fjalët e të vdekurve merren ashtu si thuhen, pa asnjë komentim.

- Vëllai im ka parë një

ëndërr të tillë: Sikur po ecte në një labirint të madh dhe nuk dinte nga të dilte. Më pas, sikur i kishte dalë e dashura dhe i kishte thënë: “Hajde se të ndihmoj unë”, ndërsa një koleg i thoshte: “Mos i beso, se është mashtruese”. Ai nuk kishte dalë dot, edhe pse ishte përpjekur shumë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem, se është në ankth?

- Vëllai juaj po kalon një periudhë të vështirë dhe, duke ju treguar ëndrrën e vet, në njëfarë mënyre ka dashur edhe të hapet me ju. Nëse s’e ka bërë ende, duhet ta detyroni që të flasë, pasi një këshillë e juaja do t’i vlejë shumë. Labirinti tregon se është shumë i mërzitur dhe ësh- të futur në një rreth vicioz nga i cili nuk po di si të dalë. Femra që i është shfaqur, në këtë rast, e dashura, tregon që ajo ka gisht në situatën që po kalon ai. Është një çështje që ka të bëjë me jetën e tij personale dhe me punën, gjithashtu, duke qenë se në ëndërr ka parë edhe kolegun e tij. Vëllai do të kalojë disa ditë të vështira, por nëse ai hapet dhe kërkon ndihmën e personave që i ka më afër, pikërisht ndihmën tuaj, për shembull, do të ndihet më i lehtësuar dhe do të dalë shumë shpejt nga gjendja ku ndodhet. - Kam parë në ëndërr sikur ndaja bukë me disa persona, por nuk i mbaja mend kush ishin. Kishte shumë bukë dhe unë e ndaja siç bën prifti në kishë, kur jep kungimin. Të gjithë ishin të gëzuar. Theksoj se ishte bukë shumë e mirë dhe e shijshme. Pres një shpjegim. - Do të keni sukses sidomos në fushën profesionale. Ndarja e bukës me të tjerë, përveçse tregon shpirtin tuaj pozitiv, tregon edhe se jeni bashkëpunues dhe do të fitoni simpatinë e shumë personave rreth jush. Po të kishte qenë bukë e papjekur apo jo e shijshme, do t’ju këshillonim të kishit kujdes nga kolegët tuaj, por në rastin e kësaj ëndrre që na tregoni, kjo nuk është e nevojshme. Shumë shpejt do të shijoni frytet e fitores suaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.