Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Unë gërmoj, ti gërmon, ai gërmon...

PS. Nuk është ndonjë barcaletë kushedi se çfarë, ama është shumë e thellë!

Një mesogrua i thotë të shoqit:

- I dashur, kemi njëzet vjet së bashku dhe jeta jonë është bërë shumë monotone. As edhe një herë të vetme nuk je përpjekur ta ndryshosh këtë monotoni. Asnjëherë nuk ke bërë diçka të paparashikueshme, por gjithmonë të njëjtat gjëra, në të njëjtat orë. Të lutem, më thuaj diçka elektrizuese...

- Sigurisht, e dashur... Të rënte ndonjë rrufe, ishalla!

Një autobus plot e përplot me njerëz merr të tatëpjetën me shpejtësi. Një bur- rë vrapon i dëshpëruar për ta kapur, por nuk ia arrin dot, sado që përpiqet. Atëhere, një pasagjer, që po e ndiqte me sy nga dritarja e hapur, i thotë me zë të lartë:

- Zotëri, kot mundoheni! Merrni autobusin tjetër...

I dëshpëruar, burri i përgjigjet: - Nuk mund të marr një tjetër! Unë jam shoferi i këtij...

- Doktor, gabimisht, kam pirë benzinë. Çfarë duhet të bëj?

- Mos pini duhan, për nja tre ditë!

Dy të rinj takohen në një festë dhe vendosin ta kalojnë natën bashkë, në shtëpinë e tij. Kur futet brenda, ajo vë re që në dhomën e gjumit, një mur i tërë është mbushur plot me arusha pellushi, të ndarë në tre kate: Arushat e vegjël janë në katin e poshtëm, në mes mesatarët, ndërsa arushat më të mëdhenj, në katin e sipërm. Vajza mahnitet nga ëmbëlsia e këtij djaloshi dhe bën dashuri si kurrë ndonjëherë me ndonjë djalë. Në mëngjes, ajo i thotë: - I dashur... Je i kënaqur? Ai mendohet për një moment dhe pastaj i përgjigjet: - Jo keq... Mund të marrësh një nga çmimet që ndodhet në katin e mesit...

Një vajzë e re vendos të shkojë të shikojë fatin te një fallxhore, e cila i thotë:

- Ti do të martohesh shumë shpejt me një burrë të mrekullueshëm, të bukur, simpatik, inteligjent…

E habitur, vajza e pyet: - Po të fejuarin, ç’ta bëj?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.