Stiliani: Paratë i nevojiten më shumë Maries...

Intervista - - AKTUALITET -

Besarta Luga: - Stilian, si ka mundësi që pikërisht ti, je jashtë shtëpisë Big?

Stilian Pashaj: - Me thënë të drejtën, nuk jam i kënaqur që dola, por kjo është loja dhe sipas formatit, dikush duhej të dilte.

- Në plot tetë vjet Big Brother, ti ndoshta ke qenë banori më pozitiv. Çfarë mendon ti vetë se të bën ndryshe nga të tjerët?

- Unë nuk kam parë asnjë edicion të Big Brother më parë, kështu që nuk e di si kanë qenë të tjerët, por mund të flas për vete dhe unë, atje brenda, isha 100% vetvetja.

- Pse mendon se të pranuan për t’u bërë pjesë e këtij realiteti televiziv?

- Mendoj se për pranimin tim në Big Brother kanë ndikuar njohuritë e mia nga kultura të ndryshme të Europës dhe të Amerikës pasi kam qenë emigrant dhe kam udhëtuar në shtete të ndryshme.

- Për ty, kjo eksperiencë, pati tri momente dyshimi se do të përjashtoheshe. M’i përshkruaj të lutem të tre, ashtu siç i ke përjetuar...

... I pari, kur mendove se nuk do të të futnin fare në shtëpi ( në mbrëmjen e parë të spektaklit)...

- Momentin e parë e përjetova shumë keq, pasi të shkoja deri në spektakël dhe të mos futesha, m’u duk shumë e vështirë.

... I dyti, kur mendove se u eleminove, por në fakt, u fute në një tjetër ambient të shtëpisë...

- Momentin e dytë e përjetova me qetësi, pasi nominimi im ishte për shkak të partnerit që theu rregullat e lojës duke pirë cigare dhe isha i përgatitur shpirtërisht.

... I treti, kur dole përfundimisht...

- Në momentin e tretë më erdhi keq, pasi kisha mbështetjen e banorëve brenda dhe mendova se nuk do të dilja.

- A pati një çast, këtë herën e tretë, që dyshove se edhe këtë herë, nuk do të ishte hera e fundit në Big?

- Jo, absolutisht jo! Kur m’u komunikua se do të lija shtëpinë, isha i sigurt që dera do të ishte e hapur. ( Qesh)

- Si ishin ato ditë që qëndrove i mbyllur?

- Pa diskutim, java që isha i izoluar i vetëm në ambient të veçantë ishte më e vështira dhe nuk e prisja. Ajo javë më bëri humbja edhe dinamikat që vazhdonin në pjesën tjetër të shtëpisë, me banorët e tjerë. Stafi: BOTUES: Artan KRISTO Blerina (redaksia@intervista.al)

• GAZETARË: Valbona VUKULAJ, Alma BUCI, Fabjola KUBURI, Rita RRJOLLI

• DREJTORE-KRYEREDAKTORE:

ÇIZMJA

• MARKETING: • SEKTORI I JASHTËM:

- Po momenti më i bukur? - Momenti më i bukur ka qenë loja që sajuam bashkë me Eleonorën, pasi reagimet e disa banorëve ishin shumë për të qeshur.

- Stilian, çfarë doje të fitoje

Adrian RAKIPI (marketing@intervista.al) Nevila KRISTO (nevilakristo@intervista.al)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.