Redaktime

Intervista - - MUZIKE -

Donim ta kishim Arta Bajramin në faqet e këtij numri të gazetës dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe; ja ku është! Edhe pse larg dhe nuk e takuam dot, ajo nuk ngurroi të qëndrojë zgjuar një mbrëmje vonë për t’iu përgjigjur pyetjeve tona. Fjalët do ishin të tepërta për ta prezantuar Artën sepse arritjet e saj në muzikë, por edhe sharmi që përcjell, flasin vetë!

Fabjola Kuburi: - Arta, ç’të re do të na thuash këtë herë? Besoj se ke plot për të na treguar...

Arta Bajrami: - Me sa shoh paske shumë pyetje, kështu që vazhdojmë më mirë me përgjigjen e pyetjes së dytë. (Qesh)

- Çfarë emocionesh sjell për ty realizimi i një këngë t ë re?

- Emocionet e n jë suksesi të ri. Mezi pres ta prezantoj atë këngë para publikut.

- Si i përjeton komente t , qofshin komplimente apo kritika?

- Me shumë gjakftohtësi.

- Ke frikë nga konsumimi në skenë?

- Kurrë s’e kam tepruar, që të konsumohem. Unë, përkundrazi, u mungoj fansave aq sa më lusin ditë e natë të jem sa më prezente, kështu që tani do jem shumë shpejt pranë tyre me albumin tim të ri “VICTORY”. I kushtohet vajzës sime Viktoria, por është edhe një fitore më shumë për mua në muzikë.

- Më trego pak për këngën e fundit me Don Arbas, ku të kemi parë shumë sensuale. A është kjo një formë suksesi?

- Po, kënga është hip-hop, R&B dhe aty unë jam Arta e guximshme, e drejtpërdrejtë në atë që ndiej dhe mendoj, ndaj edhe them: “Merre Provo Bitch”.

- Çfarë ka në horizontin e Artës? - Dashuri, lumturi, energji.

- Shumë kolegë e kanë kthyer këngën në biznes. Shumicës prej tyre u mungon zëri, u mungojnë aftësitë interpretuese...

- Zoti m’i ka fal këto cilësi dhe unë e falënderoj çdo moment sepse nuk do të guxoja të prekja mikrofon me dorë nëse nuk do kisha patur zë dhe af

tësi për të kënduar. Çuditem me guximin e disave, numri i të cilëve, fatkeqësisht, është në rritje.

- Çfarë do të doje të bëje tani?

- Të flija e kisha në plan, por ja që duhet t’i përgjigjem intervistës tënde dhe po e bëj me shumë dëshirë.

- Çfarë nuk do të bëje dot?

- Ka shumë gjëra të këqija që s’do t’i bëja kurrë në jetë. Jam person që mendoj pozitivisht dhe bëj gjëra pozitive. Të paktën ata që më njohin, e dinë mirë këtë.

- Si i kanë marrëdhëniet Viktoria dhe Arta, strikte apo liberale?

- Ajo është gjëja më e çmuar në jetën time. Nuk mund të jem strikte me të, por është aq e zgjuar, mirënjohëse dhe falënderuese, saqë unë ndonjëherë habitem për moshën që ka!

- Cili është kujtimi më i bukur i jetës tënde?

- Kur kam lindur vajzën, momenti që jam bërë nënë. Ka qenë momenti më i bukur dhe i lumtur i jetës time.

- Cilat do ishin fjalët e duhura për të përshkruar familjen e Artës?

- Temperament Family (familje me temperament). Që të tre jemi me temperament, duke filluar nga Xhimi, unë dhe Viktoria.

- Cila është ajo këngë që kur e dëgjon, të mbushet shpirti me ajër?

- Ah, ka shumë, por spontanisht, po them kënga “Nëse ty”.

- Sa për thyerje, a ke ndonjë mendim për situatën politike në vend?

- Për momentin, jo, sepse jam shumë e zënë me punë në studion “Arbasound” bashkë me vëllain tim, Don Arbas, ku po punojmë për albumin dhe nuk më intereson shumë politika. Mund të them se duhet shumë punë që të rregullohet problemi i papunësisë dhe pastaj vijnë të tjerat pas saj, si mbrojtja e të drejtës autoriale për artistët e shumë gjëra të tjera të cilave nuk po u hyj më thellë sepse do mbetemi deri në mëngjes me listën. (Qesh)

- Sa vjen e perfeksionohesh, si në muzikë, ashtu edhe në personalitet e fizik. Si ia del?

- Me përkushtim; disiplina është numri 1. Jam e drejtpërdrejtë, kam disiplinë në punë dhe mbi të gjitha talentin për këtë profesion.

- Ti po bën kaq vite e dashuruar me bashkëshortin tënd. A ka ndonjë recetë për një martesë të suksesshme si e juaja?

- Shpirtra binjakë! Kjo recetë është vetëm nga Zoti.

- Si je në marrëdhëniet që krijon me njerëzit rrotull teje? E ke të vështirë të bësh miq?

- Nuk shoqërohem shumë, por jam tip i komunikueshëm. Për jetën që bëjmë, jemi gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe patjetër që na bie të komunikojmë me shumë njerëz. Kjo është diçka e mirë sepse të bën të njohësh njerëz të ndryshëm dhe kultura të ndryshme.

- Si je para xhirimeve të një klipi, e qetë apo nervoze?

- Me shumë energji, plot e përplot. Videoklipet i dua shumë sepse je në aksion, ndërsa seancat e fotove, i urrej. Më duket se unë jam ajo që bëj më pak foto nga estrada shqiptare. Nuk kam durim. (Qesh)

- Si e bën një ditë të hareshme Arta?

- Duke dalë me shoqërinë time të ngushtë.

- Sipas mendimit tënd, çfarë e bën tërheqës një njeri? - Inteligjenca dhe stili. - Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

- Bismilahi Rrahmane Rrahim dhe direkt, bëj dush.

- Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?

- Bizhu, që i lë para se të nisem me ngut për në koncerte, por nuk mungojnë edhe parfumet. - Po në çantën tënde? - Mos jam në kontroll në aeroport tani?! (Qesh)

- Cilat janë pushimet që do të të pëlqenin më shumë?

- Bregdeti, gjithmonë! Ka shumë vende të bukura që dua ende t’i vizitoj.

- A ke frikë nga plakja?

- Po, por do të mundohem ta mbaj veten sa më mirë.

- Një këshillë për të gjitha vajzat që duan të hyjnë në botën e muzikës...

- Karriera e muzikës nuk mbahet vetëm me një hit, duhen shumë hite, kështu që “You gotta vvork” (Nevojitet shumë punë). - Çfarë lamë pa thënë? - Shumë shpejt, albumi im i gjashtë “VICTORY” në shitje, me plot dhjetë këngë të reja të punuara tërësisht nga Don Arbas, në “Arbasound studios, vetëm për fansat e mi. Unë s’jam këngëtare e këngëve singëll, unë bëj albume. Ju do Arta!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.