Nxehet Ermiona Lekbello. Fyen!

Intervista - - JAVA VIP -

U bë kohë që këngëtarja Ermiona Lekbello ka ikur nga Shqipëria. Kjo i ka kushtuar asaj lënien paksa pas dore të karrierës, por siç na thotë edhe ajo vetë, shumë shpejt do të kthehet me projekte të reja. Gjithashtu, Ermiona është dalluar gjithnjë edhe për tipin pa komplekse, të cilin shqiptarët përgjithësisht e paragjykojnë, por që për atë vetë nuk përbën ndonjë problem sepse tashmë ësh- të mësuar me një mënyrë tjetër jetese. Madje, edhe pse mama e një vajze adoleshente, ajo nuk i kursen edhe pozat “hot” nëpër foto. Kështu, në njërën prej fotove që ajo vetë ka postuar në faqen e saj në Instagram, ka dalë me mikun e saj italian në prehrin e të cilit ka vënë këmbën. Në komente, dikush e ka cilësuar si të dehur dhe të bërë tapë. Përgjigjja që ka ardhur si rezultat i kësaj, ka qenë thjesht një: “Fuck off”, drejtuar personit në fjalë, gjë që na bën të kuptojmë se fotot e saj “hot”, Ermiona di t’i shoqërojë edhe me fjalë po aq “hot”. Bravo Ermiona, një zonjë e vërtetë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.