Alketa: “Faleminderit Zot për gjithçka kam dhe jam!”

Intervista - - JAVA VIP -

Alketa Vejsiu duket se është më e lumtur se kurrë dhe ka zgjedhur ta falënderojë Zotin publikisht. “Faleminderit Zot për gjithçka kam dhe jam”, ka thënë Alketa duke shprehur kështu lumturinë e madhe që po ndjen në këtë periudhë të jetës së saj. Alketa është pjesë e shoubizit prej vitesh dhe mban mbi supe vite të tëra eksperiencë, që në bashkëpunim me regjisoren e njohur, Vera Grabocka, i ka shfrytëzuar më së miri. Një tjetër arritje e Alketës është edhe hapja e agjencisë së saj “Class” nëpërmjet së cilës, iu ofron çifteve në prag të martesës, një shërbim cilësor gjithëpërfshirës. Por ajo që vlen të theksohet është se pas gjithë arritjeve, ajo nuk harron të jetë mirënjohëse, një nga vlerat më të mira që mund të ketë njeriu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.