Vasunë e shqetësojnë thashethemet për Ragnin

Intervista - - TELENOVELA -

Ragni dhe Ranviri martohen e marrin bekimet e të afërmve të tyre. Që të gjithë janë të lumtur për këtë martesë. Malti tallet me Avnin gjatë darkës. Prakashi sjell Ragnin dhe Ranvirin në shtëpinë e tyre për të përmbyllur traditën e lamtumirës. Ragni emocionohet ndërsa sjell në mendje shumë kujtime. Ranviri e siguron Prakashin se do ta bëjë të lumtur Ragnin. Ragni përshëndetet me të ëmën, Sumitrën, Prakashin dhe Maltin, para se të largohet me Ranvirin.

Prakashi dhe Koshalia i kërkojnë Vasundrës dhe Inderxhitit të kujdesen për Ragnin. Vasundra e mirëpret Ragnin në shtëpinë Raxhvansh në mënyrë tradicionale. Avni i kërkon Ragnit të prekë këmbët e Sadnës pasi ajo është nusja e parë e shtëpisë, por Sadna nuk e lejon Ragnin ta bëjë këtë. Familja Raxhvansh gëzohen me çiftin e ri dhe bëjnë lojëra me ta.

Ambika u tregon kuptimin e këtyre lojërave Ranvirit dhe Ragnit. Prakashi dhe Koshalja bëhen nostalgjikë dhe kujtojnë ditët e kaluara me Ragnin. Satjeni dhe Sadna nuk e lejojnë Ranvirin ta takojë Ragnin derisa të mbarojnë me të gjitha traditat. Avni i kërkon të falur Ragnit për sjelljen e saj të keqe.

Sadna dhe të gjithë të tjerët i bëjnë dhurata Ragnit dhe gjithashtu e bekojnë atë pas dasmës. Ragni falënderon Satjenin dhe Ambikën për dhuratën e tyre të veçantë. Malti dhe Vineti përpiqen t’u rikthejnë humorin Prakashit dhe Koshaljas, që janë shumë të trishtuar. Aleku është i vendosur që edhe për të e Sadnën të bëhen të gjitha traditat e dasmës që u bënë për Ranvirin, pasi për ata të dy nuk është ndjekur asnjë nga këto zakone. Va- sundra dhe Ambika preken kur shikojnë dashurinë që kanë Ragni dhe Sadna për njëra-tjetrën.

Vineti, Prakashi dhe Koshalja vazhdojnë të jenë të trishtuar pas lamtumirës së Ragnit. Satjeni dhe Ambika bisedojnë të shqetësuar në lidhje me gjendjen psikologjike të Alekut. Sadna dhe Aleku tallen me Ranvirin, duke e mbajtur Ragnin larg tij. Ranviri dhe Ragni kalojnë momente romantike me njëritjetrin.

Ragni është shumë e lumtur që më në fund u realizua ëndrra e saj për të jetuar përgjithmonë me Ranvirin. Ranviri i dhuron asaj një album fotosh. Ai i thotë se i është shumë mirënjohës Sadnës që i ndihmoi të martoheshin së bashku. Aleku është shumë i mërzitur që është sjellë ashpër me Sadnën, por ajo e ngushëllon duke i thënë se ai është njeriu më i mirë që ajo ka njohur në jetën e saj.

Sadna dhe Ragni ndjekin ritualet tradicionale të familjes Raxhvansh së bashku, duke përgatitur mëngjesin, duke qenë se kjo është dita e parë e Ragnit në familjen e saj të re. Vasundra, Aleku dhe Ranviri, bashkë me të tjerët, janë shumë të kënaqur nga mëngjesi. Prakashi ia ndjen mungesën Ragnit në shtëpi dhe ndërkohë, edhe Ragnit i mungojnë shumë prindërit e saj, por Sadna dhe Ambika i qëndrojnë pranë. Prakashi dhe Vineti bëjnë një vizitë në familjen Raxhvansh për të marrë Ragnin, por gjatë diskutimeve të tyre, Ragni dhe Raxhivi u kërkojnë anëtarëve të familjes të falin Navinin për atë që ka bërë. Raxhivi i kërkon Vinetit të punojë në zyrë. Familja e pranon ndjesën e Navinit dhe Vineti pranon të shkojë të punojë në zyrë. Sadna heziton të shoqërojë Ragnin dhe Prakashin për shkak të Koshaljas. Koshalja dhe Sumitra mrekullohen kur shohin Ragnin. Ato, gjithashtu janë shumë të lumtura kur mësojnë se Vineti ka bendosur të punojë në zyrë.

Navini dhe Avni janë shumë të lumtur që më në fund, të gjithë i kanë falur. Ranviri dhe Aleku ua ndjejnë mungesën partnereve të tyre, kështu që vendosin t’u bëjnë një surprizë atyre. Vasundrën vazhdojnë ta shqetësojnë të gjitha thashethemet që bëhen në lidhje me pamjen e nuses së saj të re, Ragnit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.