Si joshin burrat?

Intervista - - INTIMITET -

Paradat e joshjes së kafshëve janë objekt i vrojtimeve shkencore dhe dokumentarëve të shumtë, por edhe ato të përdorura nga njerëzit ia vlejnë të studiohen. Homo sapiensët, pra, njerëzit, janë një specie si gjithë të tjerat. Në mjedisin e tij natyral njeriu ka zhvilluar nevoja dhe teknika që janë të mbijetesës, ose joshjes. Ndërkohë që disa specie fryjnë gjoksin, bëjnë kërcime të çuditshme, shpalosin krahët, lëshojnë kudo hormone, bile tregojnë edhe të pasmet, mashkulli njerëzor përdor disa nga këto teknika, por përdor sidomos një organ të veçantë për t’i dhënë të kuptojë qëllimet dhe ndjenjat partneres së tij potenciale. Për çfarë bëhet fjalë? Jo për atë që keni menduar ju, mendjembrapshtë! Ai vë në punë zërin e tij (ndërmjet të tjerave)...

Kur një burrë i flet një gruaje, ajo nuk duhet t’u kushtojë vëmendje fjalëve, nëse janë të ngathëta, poetike, zbavitëse apo të parezistueshme, por tonit të përdorur. Në fakt, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Stirlingut, burrat e ndryshojnë instiktivisht zërin e tyre në praninë e një gruaje që u pëlqen, ashtu siç e ndry- shojmë t ë gjithë kur i flasim një bebeje.

Në fazën e «sulmit», burrat e bëjnë më të ulët tonin e zërit të tyre, me qëllim që ai të duket më burrëror, pastaj e vazhdojnë bisedën me tone më të larta, me qëllim që ta bëjnë të ndjehet mirë, «prenë» e tyre. «Për burrat është e rëndësishme të kenë pamje burrërore dhe kjo arrihet me një zë më të trashë. Megjithatë, burrëria ekstreme bashkangjitet me tipare karakteri negative, si tendenca ndaj agresivitetit dhe të qenit drueshëm.

Burrat atëherë përballen me një dilemë, sepse ata duhet të dërgojnë dy mesazhe kontradiktore: «jam burrëror» dhe «jam një partner dhe baba i mirë». Zgjidhja, pra, është të ndryshojnë tonin. Shtojini kësaj humorin, fuqia joshëse e të cilit njihet tashmë dhe keni sekretin për ta bërë për vete femrën që keni përballë. Meqë natyra i bën mirë gjërat, kjo duket se funksionon, sepse gratë e vrojtuara, janë përgjigjur në mënyrë pozitive ndaj këtyre zërave, kur ua kanë dhënë për t’i dëgjuar. Edhe ato vetë nuk i shpëtojnë kësaj përshtatjeje zanore, megjithëse nuk e përdorin për të joshur, por më shumë për të rënë në sy, kur janë në prani të konkurrenteve. Sipas këtij studimi, femrat përdorin vërtet një ton të ndryshëm kur ndjehen në konkurrencë, por shumë më pak, kur kanë përballë një burrë që u pëlqen.

i paqën-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.