Sa kohë zgjat besnikëria në një çift

Intervista - - INTIMITET -

Dikush ka shkruar se «dashuria zgjat tre vjet». Po besnikëria? Një studim i kohëve të fundit është përpjekur të vlerësojë se sa kohë mesatarisht kalon deri në momentin kur... i hedhim sytë diku tjetër!

Shifrat e fundit thonë se 13% e grave dhe 21% e burrave pohojnë se kanë tradhtuar. Në një studim, 819 francezë të moshës 18-65 vjeç janë pyetur për lidhjet e tyre. Rezultati: Muajt e parë të një lidhjeje, kur mendohej se askujt nuk i shkonte mendja për tradhti, mund të jenë shumë të rrezikshëm, sidomos për gratë. 22% e tyre, (kundrejt 13% të burrave), pohojnë se kanë tradhtuar në tre muajt e parë të lidhjes. Vështirësi për t’u angazhuar seriozisht, hezitim në zgjedhjen e partnerit, dëshirë për «të mos i futur të dyja këmbët në një këpucë » shumë shpejt, etj. Shumë arsye janë të mundshme.

Përkundrazi, vihet re se, sa më shumë forcohet lidhja, aq më shumë janë burrat ata që tradhtojnë. Afro 1 në 3 burra dhe 1 në 4 gra pohojnë se kanë tradhtuar ndërmjet vitit të dytë dhe të pestë të lidhjes. Përtej 5 vjetëve, numri i grave që tradhtojnë fillon të rritet, për të arritur 37%... Nevojë për t’u ndjerë përsëri e dëshiruar, dëshirë për të nxitur pak jetën në çift... Jetëgjatësia e një lidhjeje rimon shpesh me pabesinë. Përfundimi, «piku u tradhtisë» nuk është i njëjtë te burrat dhe te gratë. Për ta, është ndërmjet 2-5 vjet lidhjeje dhe për gratë më shumë është në fillim të një lidhjeje, ose përkundrazi, kur kjo ka kohë që zgjat...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.