Sa minuta kalojmë në internet gjatë një dite pune?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sa kohë kalojmë në internet, ndërkohë që jemi në punë? Dhe, a e bëjmë realisht vetëm për punën? Duke u nisur nga konstatimi se 90% e ndërmarrjeve u japin hyrje të lirë në internet punonjësve të tyre, Olfeo, një sipërmarrje franceze e specializuar për sigurinë në internet, ka marrë në studim një çështje të tillë. Studimi është bërë në vitin 2014 dhe është shtrirë në pesë vende (Gjermani, Belgjikë, Francë, Luksemburg dhe Zvicër). Ai është bazuar në faqet e internetit të përdorura nga nëpunësit e afro njëqind ndërmarrjeve të këtyre pesë vendeve. Këta punonjës kalojnë mesatarisht 1 orë e 53 minuta në ditë në internet. Në këtë kohë, 50 minu- ta bëhen për qëllime personale ( pra, 44% e kohës së kaluar në internet). E llogaritur për një vit, kjo shifër përfaqëson 25 ditë në ditë, dedikuar lundrimit në internet për qëllime personale. Olfeo ka konstatuar se kjo shifër është më e madhe për ata që janë lidhur me wifi. Këta të fundit, i dedikojnë 62% të kohës së kaluar në internet, për qëllime vetjake.

Cilat janë sitet që përdoren më shumë? Në të pesta vendet, në podium qëndrojnë Facebook-u, Youtube dhe Wikipedia. Në Francë, për shembull, dhjetë sitet më të ndjekura janë Facebook, Youtube, Wikipedia, Yahoo actu, Comment ça marche, Amazon, Le Bon Coin, MSN, Blogger dhe L’Internaute.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.