TÇJKJEA TRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

-

Është akoma pak shpejt për të menduar për pushimet. Pastaj, ne s’kemi bukë për të ngrënë e jo më të bëjmë plane për pushime. Ku të dojë Zoti të na çojë, por për momentin, po mendojmë vetëm për punën dhe si të mbajmë fëmijët.

Nardit

Era Green.

Bora.

Besniku.

Anila.

- Do ta lija pa më të voglin hezitim. Dashuria për të, automatikisht do të venitej.

Ariola.

- Nëse bëhet fjalë për të dashur, nuk diskutohet, por nëse je me fëmijë dhe pa të ardhura, do mendosh për fëmijët, duke lënë mënjanë krenarinë e lënduar. Fal, por mos ia harro.

- Lozonjarja, unë mendoj se kurrë nuk do të tradhtoja dhe nuk do të lëndoja personin e zemrës sime. Nga

Xhelozja e

- Besoj sepse më ka ndodhur dhe ka qenë një dashuri e cila zgjat sot e kësaj dite. Jam shumë e lumtur.

Lejla.

- Më ka ngelur peng që nuk ika jashtë shtetit kur më jepej mundësia edhe për punë, edhe për shkollë, ndërsa tani dua të iki, por s’kam më asnjë mundësi. Kot nuk thonë, zogu vetëm një herë të vjen në dorë.

- Më pëlqen Aurela Gaçe, ka zë të bukur dhe këndon me shpirt.

Ina Vlorë.

- Të të them të vërtetën, o vëllai, këta politikanët tanë janë si ai i varfëri që bëhet me para dhe harron nga e ka prejardhjen. Sapo marrin votën tonë dhe pushtetin, harrojnë se çfarë kishin premtuar. Pra, ajo ndodh këtu me politikanët tanë që ta dish dhe ti, meqenëse na qenke emigrant.

- Mua më duket se ai shoku yt paska patur vetëm dëshirë për seks me ty dhe ti ke kujtuar se ka rënë në dashuri. Mos beso edhe aq lehtë te njerëzit që kanë fjalë të bukura se janë sa për ta bërë bukur që të arrijnë në qëllimin e tyre, domethënë te seksi. Mos e ngatërro dashurinë me pasionin se janë komplet dy gjëra të ndryshme.

Zeta.

Eduarti.

Elle.

- Më pëlqen të pi dy kafe në ditë dhe ajo që më acaron ama është se mjedisi im ka filluar të flasë për kafenë time sikur po ma paguajnë ata. Tashmë jam shkëputur fare nga këta persona dhe kam filluar të shijoj ashtu siç e dua unë momentin e kafes. Disa janë të dhënë mbas ushqimit, unë jam pas kafesë dhe nuk e kuptova kurrë se çfarë halli kishin ata që ma përmendnin.

- Sikur të kishim goxha kohë me të dashurin dhe ai akoma vazhdonte të mendonte për ish-të dashurën do të thotë se ai njeri nuk është për mua. Sigurisht që do ndahesha dhe do ta lija të lirë, duke i thënë edhe arsyen, se e vërteta është gjëja më e bukur midis njerëzve.

Elle.

- I nderuar Osman, nuk mund të jetë detyrë e veterinerëve të dalin dhe të mbledhin macet apo qentë rrugëve. Ajo që duhet të bëjnë është që bashkia e qytetit të krijojë një shoqatë që të pastrojnë dhe të kujdesen për këto kafshë. Nuk është për ne, por për jetën e tyre dhe pastaj për mjedisin.

- Personi më i veçantë për mua është vetëm ai që shikoj në pasqyrë çdo herë që më rastis. Nuk jam person që dua vetëm veten time, por po shikoj se të gjithë vetëm si ta fusin janë, apo si të fitojnë nga ti, prandaj edhe unë konsideroj person të veçantë veten time.

X-person.

- Kur të ndodh një gjë e tillë duhet të dish se ajo duke parë që ti i jep herë pas here para vjen dhe të kërkon. Po t’i thuash s’kam një herë, s’kam dy herë mbase nuk të kërkon më. Është një gjë shumë e vështirë sepse kur e ke në gjak, mundohesh ta ndihmosh, por duhet të ndalosh para se të të shkatërrojnë ty ekonomisht.

Jeta.

- Kur më qëllon që i dashuri është me nerva, e lë të lirë dhe iki. Mund të thoni pse sillem këshu në vend që ta qetësoj, por kur një person është i nervozuar nuk është e lehtë ta kontrollosh dhe ikja është gjëja më e mirë që mund të bësh.

Elle.

- Ku do jem mbas 10 vjetësh? Ja të shikoj horoskopin se çfarë thotë si do jem atëherë hahaha. Po kush është ai njeri që mund të parashikojë një të ardhme kaq të gjatë? Edhe ata që shikojnë filxhanët apo letrat nuk mund ta dinë e jo ne që jemi njerëz të thjeshtë. Tjetër si do të dëshiroja dhe tjetër si e shoh. Ëndrra është falas dhe të gjithë mund të ëndërrojmë për më të mirën.

Nisjeta.

- E dashur Laura, besoj se asnjë njerk nuk bëhet baba, ndodh vetëm kur një fëmijë është akoma foshnjë dhe mund t’i thërrasë baba, por kur një fëmijë mund të kuptojë dallimin e njerkut me atë të babit, besoj se nuk do t’i thërrasë kurrë baba.

Princesha.

- Tashmë jam e bindur që fjala kurrë nuk duhet të thuhet, pasi jeta më ka treguar që sa herë që e thashë këtë fjalë, në fund nuk e mbajta fjalën. Kot nuk ka dalë fjala e urtë që “kurrë mos thuaj kurrë” se jeta është gjithë të papritura.

Albana.

- Përse të mos më pëlqejë kjo botë? Në momentin që tashmë i kemi të gjitha dhe nuk na mungon asgjë, nuk gjej arsyen të them të kundërtën. Ajo që nuk më pëlqen është që duhet të kemi më shumë gjelbërim, sepse me gjithë këto pallate po zhdukim oksigjenin.

Elle.

Koli.

- Lui, po nuk u intereson si shtypemi nëpër autobusë, sepse po ta dinin do t’i ndryshonin. Sa herë vij në Shqipëri tmerri im është autobusi, prandaj vitet e fundit vij me makinën time, edhe pse jetoj shumë larg.

- Po të ishte për punë, domethënë për karrierën time, sigurisht që do ndryshoja i gjithi, por për arsye dashurie etj. etj. as që bëhet fjalë. Pastaj ai që të do nuk ka nevojë të të ndryshojë, por të mban faktikisht se ja ai që je.

Bashkimi.

Arditi.

- Në ditët e sotshme thojnë që një mashkulli i takojnë 7 femra të ketë, prandaj dhe ti i dashur mik, mbaji të dyja se vetëm mirë do ia kalosh hahaha.

bondi.

Vaga-

- Na janë bërë edhe të huajt si shqiptarët, të marrin në punë dhe të pinë gjakun. Duhet t’u drejtohemi “Sigurimeve Shoqërore” dhe të kërkojmë ndihmën e tyre. Besoj që vetëm aty mund të na ndihmojnë. Kam një shpresë të vogël, sepse paraja nuk i lë as ata të bëjnë punën e tyre siç duhet.

- Shoku, herën tjetër kur të votojmë mbase krijohet ndonjë parti tjetër dhe na jepet mundësia të ndryshojmë jetën, por kam frikë se të gjithë kanë një arsye që nuk bëhen grusht ndaj tyre. Kur vetë populli nuk ngrihet në këmbë, mirë e kanë ata që luajnë në kurrizin tonë.

Aldo.

dojë pa i dhënë asnjë shkak dhe aty s’ke pse të kthesh fare përgjigje.

-

Liza.

Shpresa!

Besi.

Elle.

- Më mirë një zezak që të dashuron me gjithë fuqinë e zemrës, apo një shqiptar që të nxin jetën. Besoj se të gjitha femrat që kanë mend në kokë nuk do ta kishin problem të martoheshin me një zezak.

- Në qoftë se dëshira jote është të vazhdosh një jetë të re, mos shiko se ç‘themi ne, por vazhdo dhe mos e vrit trurin për askënd. Mua më ka vdekur im shoq në aksident dhe kisha të njëjtin problem, por në fund të fundit, jeta është e imja dhe nuk lejoj askënd në botë të më ngatërrohet.

Për mendimin tim, nëse një shoqe bën një gjë të tillë do të thotë se të kishte shoqe të thjeshtë dhe nuk i interson më shoqëria jote. Prandaj dhe ti mos u mërzit fare për të, nëse këtë gjë mund ta bëjë shoqja e ngushtë, aty ke ti të drejtë të mos i flasësh fare. Në jetë ne jemi ata që mbajmë apo heqim kë të duam. Një njeri, edhe pse martohet apo fejohet, nuk duhet të humbasë shoqërinë e jetës.

Leta.

- Ku japin rrogë në shtëpi në ditët e sotshme kjo rinia jonë? Aman dhe ju pyesni ca gjëra fare koti. Po të kishim rroga të mira dhe mbase do ta dorëzoja në shtëpi, por me këtë që kam, nuk më del as për veten time.

- Po si mund të shikoja fëmijën tim për interes? Është një gjë të cilën s’e kisha menduar kurrë në këtë jetë, por më duket se unë akoma jetoj në kohët e mëparshme, sepse dua të jetë mirë dhe t’i ecë mirë në të gjitha variantet. Të bëjë hajër për veten e tij dhe atëherë jam i lumtur nga ai, jo ta shfrytëzoj.

Babai.

-

Nëse do kisha një fat të tillë, ajo që më pelqen jashtëzakonisht shumë është që të bëja rrotullimin e botës me udhetime. Pastaj mos harroni që jeta është shumë e shkurtër dhe duhet ta shijojmë jetën në maksimum. Nuk është nevoja të vrasim shumë trurin edhe po nuk patëm pasuri duhet të jeni në dijeni që “shëndeti ynë” është pasuria më e madhe në botë!

Elle.

- Të them të drejtën, kam dëgjuar shumë që janë lidhur nga interneti, por edhe nuk kanë patur përfundim të mirë. Më vjen shumë keq që njerëzit rrinë mbas një ekrani duke lozur me ndjenjat e të tjerëve. Këta lloj personash duhen dënuar që shkatërrojnë jetën e një njeriu se ashtu ua dha mendja një ditë.

Mira.

Garipi.

Teuta.

- Duke shikuar që paske përdorur fjalën “sërish” kam frikë që ti po jeton një jetë shumë të ashpër. Ajo që mund të them dhe me besimin më të madh, është që jeta dhe trupi yt është i yti dhe nuk i përket askujt, përveç Zotit të madh. Unë, do ndahesha që në momentin e parë që do kishte ngritur dorë mbi mua.

Leta.

- Burri im kur kalon pak pijen, sikur bëhet tjetër njeri dhe ngre dorë mbi mua. Kur është normal, sikur nuk ka ndodhur asgjë, por nuk kemi shumë kohë martesë dhe nuk mund të duroja këtë gjest, prandaj edhe u drejtova te mjekësia dhe psikologu. Tashmë, edhe kur mund të pijë një gotë dhe nuk e kam kontrulluar, iki nga shtëpia dhe kur të qetësohet, kthehem. Prandaj unë them se çdo problem e ka një zgjidhje.

- Jeta është nje budallaçkë që nuk di të sillet fare mire. Nuk është e njëjtë me të gjithë, disave u jep ca gjëra të mira madje shumë dhe disave, asgjë. Mendoj që nuk është aspak e drejtë. Duhet të fillojë të sillet mirë se kështu nuk ka lezet fare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.