A mund ta rihap dyqanin, edhe pse nuk kam paguar taksat?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje zoti avokat! Kam një pyetje për ju dhe dua të më sqaroni se si të veproj. Para 4 vjetësh hapa një biznes, dyqan cigaresh. Liçencën e hapa në emër të djalit që ndodhet në emigrim. Unë taksat i kam paguar për 3 vjet rresht, por nuk kam mundur të paguaj sigurimet shoqërore, pasi fitimi ishte shumë i vogël dhe unë punoja vetë, pasi jam në pension dhe nuk më dilte llogaria të paguaja sigurime. Dyqanin kam 1 vit që e kam mbyllur, por dua ta hap përsëri. Jam në dilemë për ta hapur sepse kam frikë mos më vënë kusht për të paguar sigurimet. Unë nuk kam deklaruar për të paguar sigurime. Në qoftë se më vënë detyrim për t’i larë, a mund të lahen me këste apo kur të hap dyqanin, të filloj të paguaj sigurime për djalin nga dita e hapjes? Ju lutem, më ktheni një përgjigje të saktë si të veproj, ta hap apo jo dyqanin?

- Ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Lidhur me problemin që ngrini, ju nuk mund ta çregjistroni niptin e djalit tuaj nëse nuk shlyeni detyrimet, siç mund të jenë: taksat, tatimet, sigurimet dhe gjoba.

- Institucionet e Republikës së Shqipërisë si: Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Drejtoria e Tak- save Vendore pranë Bashkisë/ Komunës dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore u vijnë në ndihmë qytetarëve bazuar në legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore për të shlyer detyrimet e prapambetura me këste. Për të bërë të mundur këtë, fillimisht, djali juaj duhet t’i drejtohet me shkresë zyrtare institucionit ku ai është debitor, ku të kërkojë marrëveshje me këto institucione dhe mund të propozoni këstet për çdo muaj. Më pas, institucioni që ju i jeni drejtuar merret me rastin tuaj dhe do t’ju thërrasin për të negociuar lidhur me pagesën e këstit. Nëse ju do të kryeni veprimet në emër të djalit tuaj, atëherë duhet të pajiseni me një prokurë të posaçme. Në rast të kundërt, ai duhet të jetë personalisht për t’i kryer ato. - Përsa i përket hapjes së niptit nga ana juaj, unë nuk shoh ndonjë pengesë ligjore, pasi nipti i mëparshëm ka qenë në emër të djalit dhe jo në emrin tuaj. Nëse ju vendosni ta hapni niptin dhe punoni vetë në dyqan, atëherë ju zbriten sigurimet shoqërore, pra, nuk duhet t’i paguani pasi jeni në pension dhe i keni paguar kontributet. Detyrimet që ju mund të paguani janë taksat vendore dhe tatimin mbi vlerën e shtuar, nëse jeni me tvsh. Uroj të jeni qartësuar për problemin tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.