A përfitoj bursë ekonomike?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Jam një student i interesuar për të ndjekur studimet në Itali. A ofrohet ndonjë bursë si ndihmë ekonomike për ata që nuk i kanë mundësitë?

- Përshëndetje! Aktualisht është dhënë njoftimi në sitin e ambasadës italiane për ata studentë shqiptarë që janë të interesuar për të studiuar në Itali, të cilëve iu ofrohet mundësia që të përfitojnë nga bursat e dhëna nga Ministria e punëve të Jashtme Italiane për vitin akademik 2015-2016. Bursat u ofrohen qytetarëve shqiptarë të cilët plotësojne këto kushte: titujt e studimeve (diplomat ose dëftesa e shkollës së mesme) të nevojshme për regjistrim, njohje e mirë e gjuhës italiane, të ketë mbushur moshën 18 vjeç deri 35 vjeç (45 vjeç, në rastin e docentëve të gjuhës italiane, për ato kurse që u shërbejnë për perfeksionimin e disiplinës që ata ushtrojnë). Procedura e regjistrimit zhvillohet në 2 faza:

1. Deri në orën 12.00 të datës 13 maj 2015 kandidatët duhet të prezantojnë kërkesën e tyre online, duke përdorur sitin http://borseonline.esteri.it/ borseonline/, i cili do të jetë aktiv deri më 13 prill 2015. Sapo të kryhet regjistrimi (duke ngarkuar edhe dokumentin e identitetit si për shembull kartë identiteti ose pasaportë) kandidati mund ta paraqesë kandidaturën e tij, duke plotësuar formularin e përshtatshëm në të gjitha pjesët e saj të detyrueshme (anagrafika, llojin e kursit, titujt e studimeve, letrën e prezantimit) përpara se ta dërgojë. Më pas, formulari duhet të printohet e firmoset.

2. Deri me datë 27 maj 2015, kandidatët duhet të dorëzojnë në Institutin Italian të Kulturëes Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Kati II Tiranë, dokumentet në letër: Kërkesa e tyre në email dhe që do të përmbajë formularin e firmosur me foto, një fotokopje e titujve të studimeve dhe e certifikatës së gjuhës, letër prezantimi, një deklaratë përse do të studioni dhe projektin e kërkimit (vetëm për doktorantët). Në lidhje me llojin e kursit që do ndjekësh, për vitin akademik 2015- 2016 ka një lajm të rëndësishëm. Në mënyrë që të favorizohen kurset e nivelit të dytë, pranohen kadidaturat ekluzivisht për Kurset Universitare të ciklit të dytë, Master i nivelit të parë dhe të dytë, Doktorantët e punës kërkimore, Shkollat e specializimeve, kurse azhornimi dhe trajnime për docentët e gjuhës italiane. Gjithsesi lejohen kandidaturat e ripërsëritura për ata që në vitin akademik 20142015 kanë përfituar nga dhënia e një burse studimi për regjistrim në një bachelor të ciklit të parë (3 vjeçarja) dhe bachelor të ciklit unik. Po kështu, për vitin akademik 2015-

Beskida ALIAJ, koordinatore “INAS–ALBANIA”: 2016 Ministria e Jashtme ka nënshkruar disa marrëveshje me disa universitete si: Politecnico di Milano, Politecnico di Torino, Università Ca’ Foscari di Venezia, Università Bocconi, Universita degli Studi di Torino, Università degli Studi di Milano, Università degli Studi di Bologna, Universita degli Studi di Roma Tor Vergata, Universita degli Studi di Roma Tre Università per Stranieri di Perugia, Universita per Stranieri di Siena dhe Universita per Stranieri “Dante Alighieri” di Reggio Calabria. Sipas tij, ndër dispozitat e tjera, pritet që të gjitha shumat e caktuara në lidhje me bursat do të paguhen drejtpërsëdrejti për studentin nga Universiteti me procedurë të thjeshtuar dhe të shkurtuar. Kandidatët duhet të marrin parasysh pra që, nëse ata regjistrohen në universitete të tjera nga ato të listuara më sipër, pagesa e bursës së tyre të mundshme (e cila duhet të bëhet në baza tremujore duke filluar që nga 1 janari 2016) mund të vonohet. Para se të vazhdoni me regjistrimin on-line, lexoni komunikimin zyrtar për shtyp në ofertën e bursave për vitin akademik 2015-2016 duke klikuar në këtë link: http:// www.esteri.it/mae/resource/ doc/2015/03/ bando_a.a._2015-2016.pdf. Për ndihmë gjatë prezantimit të pyetjeve që ju keni, mund të kontaktoni Institutin e Kulturës Italiane, në adresën iictirana.borse@esteri.it ose Patronatin Inas Cisl Albania në: b.aliaj@inas.it Rruga “Andon Zako Çajupi”, Pallati 7, kati 1. Faleminderit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.