Si të bëj bashkim familjar në Greqi?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Dua të di se cilat janë kriteret që duhet të përmbush unë për bashkim familjar me bashkëshortin që kam në Greqi? Ai i ka dokumentet në rregull dhe ne kemi edhe një fëmijë së bashku. Tani kemi dëgjuar për këtë ligjin e ri, por nuk di si të veproj. A mund ta bëj aplikimin? Punoj, por në të zezë në Greqi. Pres një përgjigje nga ju. Faleminderit. E nderuar zonjë, Ministria e Brend shme ka publikuar n jë vendim lidhur m e përcaktimin e kushFatos Malaj, specialist i çështjeve teve që të emigracionit Athinë, nevojitet tel.: 00306906230307 t ë dhe 00302104955698: përmbushen nga aplikantët e bashkimit familjar. Vendimi, i nxjerrë në fund të 2014-s, pra, 6 muaj pas miratimit të Kodit të Emigracionit, parashikon edhe kushte të reja, që më parë nuk ishin përfshirë, si njohja e gjuhës greke nga personi përfitues. I gjithë vendimi, me titull “Përcaktimi i kritereve që nevojiten gjatë shqyrtimit të aplikimeve për bashkim familjar”, vijon më poshtë: Si kritere integrimi, gjatë shqyrtimit të aplikimeve për bashkimin familjar, konsiderohen: a) Hyrja e ligjshme në Greqi. b) Koha e qëndrimit në Greqi (Koha e qëndrimit në Greqi përllogaritet pas verifikimit të pasaportës, ndërsa mund të merren parasysh edhe dokumente të tjera të kohës së vërtetuar). c) Përpjekja për të legalizuar qëndrimin e paligjshëm (Kjo përpjekje vërtetohet nga dokumentimi i kërkesës për t’u përfshirë në një procedurë legalizimit.

-

d) Karakteristika të veçanta të personit, si mosha, veprimtaria profesionale, niveli i arsimimit. e) Njohje e mjaftueshme e gjuhës greke. f) Lindja e një fëmije në Greqi. g) Studimi i një fëmije në shkollë greke. h) Karakteri dhe qëndrueshmëria e lidhjeve familjare të personit, ekzistenca e lidhjeve të relaksuara familjare, kulturore dhe shoqërore me vendin e origjinës dhe pjesëmarrja në jetën shoqërore dhe kulturore të vendit. i) Elementë nga veprimtaria profesionale e personit kujdestar dhe nga pjesëmarrja e tij në veprimtari shoqërore që përbëjnë dëshmi të integrimit të tij normal në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, pranim të jetës politike, ekonomike e shoqërore në Greqi dhe Europë e predispozicion të stabilizimit të përhershëm në vend. Elementë që do të vlerësohen janë gjithashtu: Njohja e gjuhës greke, studimi në shkollë greke të çfarëdo niveli, qëndrim afatgjatë i ligjshëm në vend, përmbushja e detyrimeve tatimore dhe siguruese, posedim 100 % i një pasurie të patundshme, posedim pasurie tjetër, pjesëmarrja në organizata shoqërore dhe grupime profesionale. Kriteret e mësipërme bashkëshqyrtohen për të plotësuar pamjen e përgjithshme, bazueshmërinë e kërkesës për bashkim familjar dhe konstatimin për ekzistencën e premisave thelbësore për këtë bashkim. Për miratimin e kërkesës nuk nevojitet përmbushja e tërësisë së kritereve, mirëpo vlerësohet në total imazhi i personit dhe kërkesa gjykohet në mënyrë individuale dhe mbi bazën e plotësimit të kritereve kryesore. Përmbushja e vetëm njerit prej kritereve nuk do të thotë miratimin automatikisht të kërkesës. Të ardhurat e nevojshme për bashkimin familjar mbi 25 vjeç 20 % b/shorte 15 %, fëmija 8.200 euro, 9.840, 9.430, B/shorte + fëmija 11.070. Nën moshën 25 vjeç 7.150, 8.580, 8.220. B/ shorte + fëmija 9.650. Shënim: Shtesa prej 15 % për çdo fëmijë nuk nevojitet në rast se të dy bashkëshortët banojnë ligjërisht në Greqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.