Kam një problem me penisin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi, kam një problem me penisin. Më është trashur lafsha, kurse te koka më janë bërë nja tre vende si plagë. E kam bërë me betadinë ca ditë, kurse kam dy ditë që i bëj larje me kamomil. Nuk mjafton vetëm kjo, por më djeg edhe urina. Ju lutem, më thoni, çfarë kure të ndjek? Jam stresuar shumë dhe nuk di më si të veproj...

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: - Ndër sëmundjet më të shpeshta të penisit janë edhe sëmundjet e lafshës dhe të kokës së penisit, që me një term të përgjithshëm quhen balanitis dhe mund të klasifikohen në 12 lloje të ndryshme. Këto patologji fillojnë me skuqje, me kruarje e me sekrecione me erë të keqe, që mund të avancojnë gjer në enjtje, trashje të lafshës, vështirësi në aktin seksual etj.

- Këto patologji, në përgjithësi, mjekohen mirë, por duhen diferencuar nga njëra-tjetra. Një nga patologjitë kryesore që është sëmundje seksualisht e transmetueshme me shenja në lafshën e penisit është edhe sifilizi, që kohët e fundit është përhapur shumë. Kjo sëmundje do një skemë tjetër mjekimi ku dominojnë antibiotikët. Sidoqoftë, unë do t’ju kisha këshilluar patjetër një konsultim me mua drejtpërdrejt në poliklinikë sepse nuk mund t’ju japim asnjë lloj mjekimi në distancë. Ju keni nevojë të konsultoheni drejtpërsëdrejti, të bëni analizat që të nxirret diagnoza e saktë dhe të merrni mjekimin e duhur.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.