Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Vajza e telefonit

Dy miq takohen me njëritjetrin dhe njëri, shumë euforik, nuk arrin dot ta mbajë të fshehtë sekretin e tij: - E di? Më kanë dhënë numrin e telefonit të një vajze që do ta takoj sonte… më thanë se i ka përmasat 90-60-90! Mezi po pres…

Pas disa ditësh, takohen sërish, por euforikut, tashmë i kanë rënë veshët.

- Po hë, - e pyet shoku, - si shkuan punët me atë vajzën?

- Eh... e kisha shkruar gabim. Përmasat e sakta ishin 60-90-60.

Rrëfimi

Pas shumë vitesh së bashku, gruaja vendos t’i rrëfehet të shoqit:

- I dashur, nuk mund të ta mbaj më të fshehtë... Sa herë bëj dashuri me ty, unë fantazoj për Bred Pitin!

Burri: - S’ka gjë, e dashur... Edhe unë, atë fantazoj!

Pyetje - Thonë se është gjë e keqe të ta presë rrugën një mace e zezë. Është e vërtetë?

- Fat i keq është... nëse je mi!

Te mjeku

- Doktor, kam një problem... E bëj nevojën çdo mëngjes në orën tetë.

- Po, shumë mirë... Fakti që jeni kaq në rregull me jashtëqitjen duhet marrë pozitivisht. Sikur ta kishin të gjithë fatin tuaj! Nuk shoh ndonjë problem këtu...

- Po si s’paska problem, zoti doktor?! Unë zgjohem çdo mëngjes në orën nëntë!

Prostitutat

Dy prostituta luajnë tenis dhe e para i thotë të dytës: - Kush do të gjuajë tani? - Oh, të lutem! Mjaft folëm për punën...

Vejusha

Një vejushë nuk arrin dot ta kapërcejë dhimbjen për vdekjen e të shoqit, kështu që e bija i prezanton një burrë. Ata takohen disa herë, pëlqehen dhe vendosin të kalojnë një fundjavë së bashku. Natën e parë, burri zhvishet plotësisht, kurse ajo, i heq të gjitha rrobat, veç mbathjeve të zeza.

- Pse nuk i heq edhe ato? - e pyet ai.

- I dashur, i gjithë trupi im është i yti, gjoksi, krahët, këmbët, të gjitha... veç këtu ku mbaj mbathjet jo! Këtu po mbaj ende zi për ish-bashkëshortin...

Natën tjetër, përsëritet e njëjta skenë, përveçse burri ka vënë një prezervativ të zi.

- Po atë ç’e ke? - E pyet ajo e habitur.

- Po ja... po vij të shpreh ngushëllimet, aty ku ti je ende në zi...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.