Marina: Çfarë nuk e kuptuan kurrë banorët tek unë...

Intervista - - AKTUALITET -

Vajza nga Kavaja, një personazh shumë interesant i këtij edicioni të Big Brother, vjen në këtë intervistë me sinqeritetin dhe lirshmërinë që e karakterizon, pak e shqetësuar se mos “gazetarët ia ndryshojnë fjalët”, por e hapur për gjithçka e kemi pyetur. Sepse e tillë është Marina...

Besarta Luga: - Marina, jam shumë kurioze të di; a u zhgënjeve nga bota e televizionit, tani që e preke vetë atë?

Marina Koçi: - Jo, nuk jam zhgënjyer nga bota e televizionit, madje jam e kënaqur që u bëra pjesë e tij.

- Çfarë ishte ashtu siç e prisje dhe çfarë është ndryshe në këtë botë të re për ty?

- Ishte ndryshe sepse unë mendoja se në të nuk ka lodhje. Në të vërtetë, ka jashtëzakonisht lodhje në televizion.

- Nëse do të të jepej mundësia të zgjidhje, do të zgjidhje të jetoje me televizionin apo me jetën tënde normale?

- Televizioni më pëlqen shumë, e kam patur ëndërr që e vogël, prandaj do ishte mirë që të jetoja me televizionin, edhe pse është shumë e vështirë.

- Dhe meqë po flasim për jetën normale... Si janë ditët e tua tani? Çfarë ka ndryshuar në të përditshmen tënde?

- Ditët e mia janë normale, vetëm se ka ndryshuar pak orari i gjumit e nuk po ambientohem dot. Tani fle shumë vonë dhe zgjohem shumë vonë.

- Po te vetë Marina, çfarë ka ndryshuar kjo eksperiencë?

- Kjo eksperiencë ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Kanë ndryshuar shumë gjëra...

- Si e more guximin të aplikoje për t’u bërë pjesë e Big Brother?

- E mora si shaka në fillim sepse mendova se nuk kishte për ta marrë askush email- in tim. Aplikova dhe i çova të dhënat, por isha e bindur që s’do të më pranonin. Mendova se, duke qenë se kishte shumë aplikues, unë s’do llogaritesha

Kush nga ata ishte më...

... acarues - Mendoj se Alba. (Qesh) ...llupës - Alba. ... dembel/ e - Tea. ...i/e zgjuar - Eleonora. ... dinak/ e - Kristi. ... mashtrues/ e - Fisniku. ... naiv/ e - Maria. ...gjumash/e - Fabiani. ...kokëbosh/e - Zaida. fare.

- Dhe, pse mendon se të zgjodhën ty, mes shumë aplikantëve të tjerë?

- Nuk e di... Duhet të pyesni ata që më kanë zgjedhur.

- Më shuaj një kuriozitet, çfarë të thanë të afërmit për gjithë çfarë ndodhi në Big Brother?

- Më përgëzuan për qën-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.