Anjeza Maja: “Elif, më kthe trikon”

Intervista - - JAVA VIP -

Elifi dhe Omeri apo më mirë të themi Elmer, sic i quajnë tashmë fansat kudo në botë të preferuarit e tyre, janë çifti që mbërthen çdo fundjavë mijëra ndjekës përpara ekranit të televizorit, njësoj si “Ezeli” dy vite më parë. Por çuditërisht, Elifi, vajza lumturisht e martuar, mama e dy fëmijëve binjakë, që ka arritur të bëjë për vete një ushtri me fansa falë aftësisë aktruese dhe hijeshisë, me sa duket ka një të metë të madhe; i pëlqen të marrë rrobat e të tjerëve dhe të mos i kthejë më! Ok, përpara se të nisni të fantazoni një telenovelë brenda telenovelës, le të sqarojmë se bëhet fjalë për një pulovër me dizenjo me yje, të cilën e mbajnë veshur aktorja, por edhe Anjeza Maja. “Elif, më kthe trikon”, ka qenë thirrja me të cilën moderatorja simpatike ka shoqëruar edhe foton intere- sante, ku për hir të s ë vërtetës shquhen dy femra që të përbashkët kanë jo vetëm pulovrën me yje, por dhe ngjashmërinë në portrete dhe linja. Një gjetje interesante kjo nga ana e Anjezës, që ka bërë të buzëqeshin shumë ndjekës në Instagramin e saj. Ama, një gjë nuk u mor vesh, pulovra e kujt ishte? Kush ia ka huazuar kujt?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.