Ervin Bushati u rikthehet klipeve

Intervista - - JAVA VIP -

Pas një mungese relativisht të gjatë në tregun muzikor me ndonjë klip të mirëfilltë, këngëtari Ervin Bushati ka vendosur të rikthehet me një video që tanimë do ta kthejë edhe njëherë tjetër vëmendjen nga ai. Fotot e shkëputura nga xhirimet, tregojnë për pamje të ngjashme me një ballo me maska, por se cila do të jetë tema e trajtuar në klip, mbetet të shohim produktin përfundimtar. Projekti i fundit prej tij, ishte një kolazh me këngë popullore për të cilat Ervini ka shfaqur gjithnjë interes, duke i sjellë dhe risjellë herë pas here në tregun muzikor, pavarësisht se fillimet e tij kanë qenë me muzikën moderne në festivalet e këngës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.