Marina: Çfarë nuk e kuptuan kurrë banorët tek unë...

Bëjmë pak thashetheme për banorët...

Intervista - - BIG BROTHER -

drimin që kam patur aty dhe më thanë që “na ke nderuar”. Sot, në fshatin tim Hajdaraj, por jo vetëm, të gjithë flasin mirë për mua. - A ishin të kënaqur me ty? - Po, ishin shumë të kënaqur me mua sepse unë nuk bëra asgjë që t’i mërzisja ata.

- Ti vetë, je e kënaqur me paraqitjen tënde?

- Jam më se e kënaqur me paraqitjen time në Big Brother.

- Edhe një kuriozitet kam, të vetmin kuriozitet të lidhur me Kikën... Çfarë jeni tani ju të dy?

- Me Kikën jemi shokë shumë të mirë...

- Çfarë ndodhi atë ditë, pasi dolët nga Fans Club Albania?

- Sapo dolëm jashtë, u përshëndetëm me njëri- tjetrin dhe unë u nisa për në Kavajë, kurse ai te punët e veta.

- Natën kur u bë eleminimi yt... E prisje të dilje nga Big Brother?

- Të them të drejtën, nuk e prisja të dilja se ishim shumë në nominim dhe s’e besoja që lapsi do të më kapte mua, por diçka më thoshte që “do dalësh”... E kisha si parandjenjë, por s’doja ta besoja. U habita, të them të drejtën, se aty kishte njerëz që duhet të dilnin para meje.

- Ti vetë, sa prisje të qëndroje në shtëpi?

- Cili nga banorët do të kishe dashur të mos ishte fare në atë shtëpi?

- Do të doja që Genci të mos ishte fare në shtëpi! (Qesh)

- Po ai që ti e vlerësoje më shumë nga të gjithë?

- Më shumë vlerësoj Fabianin.

- A kishte ndonjë që përpiqej të të vinte në lojë?

- Nuk besoj se ka pasur ndonjë banor që është përpjekur të më vërë në lojë.

- Cili nga ata mund ta fitojë çmimin dhe pse?

- Besoj se çmimin e fiton Fabiani sepse është më i sinqerti aty brenda dhe nuk po bën lojë të pisët; është vetvetja.

- Me cilin prej tyre do të doje të kishe një miqësi që të zgjaste gjithë jetën?

- Do të doja që të kisha miqësi me të gjithë.

- Kur kam bërë aplikimin, kam thënë që “të paktën pesë javë të rri brenda, mirë do ish- te” sepse mendoja se nuk kisha njerëz që do të më votonin, por kur u futa brenda, doja të rrija dy muaj e gjysëm, sepse doja të provoja sa më shumë emocione, që vetëm ai format t’i jep.

- Si do të vazhdojë jeta jote tani?

- S’e kam menduar fare, të them të drejtën, se si do vazhdojë jeta ime tani, por po mendoj të shpërngulem ne Tiranë sapo të gjej një punë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.