Hoze Luisi lë të lirë Monserratin

Intervista - - TELENOVELA -

Amelia e këshillon Fabiolën të mos i besojë Gracielës, se ajo ka për t’i marrë paratë, pasi është hipokrite dhe gënjeshtare, por Fabiola nuk e dëgjon. Monserrati përballet me të ëmën në lidhje me testamentin dhe të gjitha gënjeshtrat e saj, duke i thënë se testamentin do t’ia jepte Sandroja para se të vdiste. Graciela i tregon se Fabiola është gjysmëmotra e saj dhe hiqet si viktimë, duke i thënë se gjithçka në jetë e ka bërë për fëmjët të saj, por Monserrati i thotë se e vetmja mënyrë që ajo të besojë në sinqeritetin e saj është që të heqë dorë nga paratë që ka premtuar t’i japë Alehandroja në këmbim në testamentit të Beniaminit. Graciela pranon, por vetëm sepse tashmë ka tjetër kartë në dorë.

Monserrati ia jep Alehandros testamentin nëpërmjet Lauritos. Graciela i thotë Fabiolës se Monserrati e gjeti testamentin dhe ajo nuk e di se si, por mendon se ia ka dhënë Sandroja, para se të vdiste. Ajo i thotë Fabiolës se kur ta kuptojë policia se ajo e ka ndryshuar testamentin, ka për të përfunduar në burg, ndaj e këshillon që të gjtha paratë e saj t’i transferojë në një llogari tjetër. Fabiola pranon dhe i transferon paratë, duke i kërkuar Gracielës të ikë me të.

Alehandroja falënderon Monserratin për testamentin. Ezekieli dhe Adolfoja debatojnë në lidhje me Pedron, i cili nuk ka vdekur, siç mendonin ata. Fabiola dhe Graciela planifikojnë të sh- kojnë në Itali, ku Graciela i thotë se është rritur. Monserrati i tregon Dimitrios se ata kanë një gjysëm motër. Adolfoja i bën atentat me eksploziv kapiten Injacios. Refugio i kërkon Esmeraldës të shikojë të bijën dhe ajo e lejon.

Karlota i kërkon Ezekileit t’i tregojë nëse kishte të bënte me punët e Pedros dhe ai e mohon. Monserrati i telefonon asaj për t’i treguar se kapiten Injacio ka vdekur. Graciela përpiqet ta afrojë Dimitrion duke i thënë se ka bërë shumë të mira për Monserratin, por ai nuk i beson. Adolfoja del në takim me Jozefinën. Fabiola i thotë Amelias se do të shkojë me të ëmën në Itali, në vendin ku ajo është rritur. Amelia i tregon se Graciela është rritur në një fshat të vogël aty afër, se e ëma ishte rrobaqepëse dhe të gjitha gënjeshtrat e lidhura me emrin e Gracielës. Fabiola shokohet. Amelia i tregon Fabiolës se Graciela donte ta hiqte qafe sepse Beniamini nuk donte fëmijë. Kur merr vesh jetën e vërtetë të së ëmës, Fabiola i jepet sërish pijes.

Laurito e pyet Hoze Luisin se pse nuk e lejon atë dhe të ëmën të jetojnë me Ale- handron. Hoze Luisi i tregon se Monserrati është shtatzënë me fëmijën e tij.

Rozario i thotë Hoze Luisit se ajo do të luftojë që Monserrati dhe i biri të jetojnë bashkë, kështu që ai e përzë nga shtëpia. Laurito mërzitet shumë që Rozario do të ikë, por e ëma i thotë se edhe ata të dy do të ikin bashkë me Rozarion. Kjo e fundit i kërkon të qëndrojnë dhe Laurito i thotë Hoze Luisit se e urren. Fabiola shkon në shtëpinë e Gracielës, por Karlota i tregon se ajo është nisur në një udhëtim, e vetme. Hoze Luisi arreston Fabiolën. Maria vë një paruke bjonde dhe, duke bërë sikur është shumë e dehur, e shtyn Hoze Luisin që të puthen bashkë, por ai e kupton se ajo nuk është Monserrati, kështu që largohet. Ezekieli rrëfen se At Anselmo është gjallë.

Hoze Luisi e pyet Marian për Alehandron dhe ajo i thotë se ajo dhe Alehandroja kanë qenë gjithmonë të dashur. Atëhere ai vendos t’i tregojë për këtë Monserratit. Ezekieli i thotë At Anselmos se ka një kusht para se t’i rikthejë atij jetën e mëparshme: Gjithë çfarë ka ndodhur me të dhe Adolfon, t’i konsiderojë si sekret të një rrëfimi dhe të mos ia tregojë askujt.

Alehandroja dhe Monserrati i bëjnë një vizitë në burg gjysmë motrës së tyre dhe Alehandro i premton se do të gjejë një avokat që ta ndihmojë të përgjysmojë dënimin e saj, ndonëse nuk ka për ta falur kurrë për gjithë çfarë i shkaktoi. Fabiola i tregon Monserratit për origjinën e nënës së tyre...

Gjendet një trup, të cilin e identifikojnë si trupi i Pedros dhe ai deklarohet i vdekur.

Maria bashkëpunon me Hoze Luisin dhe vendosin ta bëjnë Monserratin të besojë se Maria dhe Alehandroja janë të dashur. Kthehet At Anselmo, i cili shokohet kur mëson gjithë çfarë ka ndodhur mes Monserratit, Alehandros dhe Hoze Luisit. Laurito i lutet Hoze Luisit që ta lejojë atë dhe të ëmën të jetojnë me Alehandron. Hoze Luisi bën sikur preket prej tij dhe u jep leje të ikin, me kusht që Monserrati ta lejojë të takojë herë pas here Lauriton, pas të cilit është lidhur shumë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.