Aleku pëson një atak

Intervista - - TELENOVELA -

Koshali pajtohet me Sadnën, me ndihmën e Ragnit

Malti me Ragnin dhe Sadnën diskutojnë në lidhje me Alekun dhe Ranvirin. Koshali arrin të pajtohet me Sadnën, me ndihmën e Ragnit. Ranviri dhe Aleku bëjnë një vizitë në shtëpinë e Prakashit për të takuar Ragnin dhe Sadnën, duke u bërë një surprizë atyre. Satjeni dhe Ambika shokohen kur mësojnë se Vasundra ka në plan të anulojë festën e Ranvirit dhe kur ata e kundërshtojnë, ajo nuk i dëgjon. Inderxhiti gjithashtu e qorton Vasundrën për vendimin që ka marrë, por ajo nuk heq dorë.

Çiftet festojnë Shën Valentinin

Ambika mbështet vendimin e Vasundrës dhe Satjeni dhe Inderxhiti gjithashtu e mirëkuptojnë situatën. Ranviri dhe Aleku i kthejnë partneret e tyre në shtëpi. Prakashi i shkruan një kartolinë urimi Koshalit për Shën Valentin, gjë që e bën shumë xheloze Maltin, e cila kërkon të njëjtën gjë nga i shoqi. Ranviri dhe Ragni festojnë Shën Valentinin në një mbrëmje shumë romantike të organizuar nga Ranviri. Malti dhe Vineti gjithashtu shkëmbejnë dhurata... Aleku e surprizon Sadnën, duke i dhuruar një tufë me lule që i ka mbledhur vetë. Sadna preket shumë nga ky gjest dhe i thotë se e dashuron. Aleku i thotë se edhe ai e dashuron.

Vasundra i bën dhuratë Ranvirit muajin e mjaltit

Vasundra hiqet sikur ka një punë të rëndësishme për të bërë, në mënyrë që të justifikojë anulimin e festës së Ranvirit. Ranviri, Ragni dhe Sadna e mbështesin vendimin e saj. Vasundra e mbulon këtë çështje duke i dhuruar biletat e muajit të mjaltit Ranvirit dhe Ragnit. Inderxhitit nuk i pëlqen loja e Vasundrës dhe nuk pranon ta shoqërojë atë për të takuar Prakashin. Avni informon Maltin për festën e anuluar...

Sadna shokohet kur mëson planin e Vasundrës

Vasundra infromon Prakashin dhe familjen e tij në lidhje me anulimin e festës së Ranvirit. Prakashi e mirëkupton dhe mundohet të qetësojë Koshalin, së cilës kjo gjë nuk i pëlqen fare. Sadna ndihmon Ragnin për të paketuar rrobat e saj për muajin e mjaltit. Vineti nis sërish punën në zyrë, ku mirëpritet nga Inderxhiti dhe Ranviri. Vasundra dhe Inderxhiti nisin të grinden në lidhje me vendimin e saj për të anuluar festën, gjë që e dëgjon Sadna dhe shokohet.

Aleku kërkon shkojë në muaj mjalti me Sadnën

Sadna është konfuze në lidhje me çfarë dëgjoi, por Ambika e qetëson dhe përpiqet ta bëjë të kuptojë këndvështrimin e Vasundrës. Aleku pyet për kuptimin që ka muaji i mjaltit dhe kërkon me ngulm që edhe ai e Sadna të shkojnë për muaj mjalti, ashtu si Ranviri dhe Ragni. Aleku me Sadnën dhe Ranviri me Ragnin nisen për në muajin e mjaltit, gjë që nuk i pëlqen aspak Koshalit dhe që e trishton Sadnën.

Ranviri përpiqet të kalojë momente romantike me Ragnin, por gjithmonë e shqetësojnë. Vasundra i shpreh shqetësimin e saj për Alekun, Inderxhitit. Ambika e dëgjon bisedën e dhimbshme të Vasundrës... Aleku pëson një atak Ragni trishtohet kur e shikon Sadnën duke fjetur në divan. Vasundra është shumë e lumtur kur flet me Alekun. Duke parë trëndafilat, Alekut i kujtohet e kaluara dhe pëson një atak. Prakashi trishtohet kur kupton se Koshali shqetësohet vetëm për Ragnin.

Sadna, Aleku, Ragni dhe Ranviri shijojnë plazhin. Avni i thotë Maltit se Vasundra është gënjeshtare dhe mundohet t’ia provojë asaj. Koshali gëzohet ndërsa flet me Ragnin, por e mbyll telefonin, kur i flet Sadna. Sadna bën sikur po flet me Koshalin, në mënyrë që të mos shqetësojë Ragnin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.