Si është burri ideal?

Intervista - - INTIMITET -

Siti i internetit Buzzfeed ka bërë pyetjen se kujt i ngjan "burri ideal" në kohën e sotme dhe në vende të ndryshme. Për këtë, ata kanw paraqitur 12 manekinë, tw cilwt përfaqësojnw standardet e bukurisë së 12 vendeve të ndryshme, në formën e imazheve... Gratë nuk janë të vetmet që ndjejnë një presion nga shoqëria për pamjen e tyre të jashtme; edhe burrat janë prekur nga diktatet e "bukurisë". Kjo i shtyn, sidomos të rinjtë, qw të kujdesen më shumë për veten, të ndryshojnë imazhin e tyre për t’iu përshtatur "modelit" dhe për t’u dukur sa më të "bukur". Një shembull i qartë janë firmat kozmetike, produktet e të cilave, të destinuara për burrat, janë shtuar me 70% në 2 vjet. Buzzfeed ka vënë në skenë 12 manekinë që përfaqësonin secili një vend të ndryshëm, me qëllim që t’i jepej përgjigje pyetjes "Si kanë ndikuar kultura pop dhe mediat në vizionin tonë pwr burrin ideal?". Ngjyra e lëkurës, sjellja dhe pesha janë disa nga kriteret që e bëjnë njw burrw "tw përkryer", sipas kulturave të ndryshme. Ja, cilat kanë qenë rezu-

ltatet...

Ato fillojnë me portretin e një burri ideal amerikan, i cili është plot muskuj, atletik, sipas modelit të burrit “të egër”, që e shpreh burrërinë e tij me një shikim prej druvari, por të civilizuar. Ai (sigurisht) është me mjekër dhe ka lëkurë të bardhë. Ja, një saktësim befasues dhe interesant që vjen për të theksuar këtë përshkrim: Në filmat amerikanë të hedhur në treg gjatë 2013-s, 83.3% të roleve kryesore janë luajtur nga aktorë të bardhë.

Për shumicën e meksikanëve, sjellja maço është edhe seksi. Një studim i kryer në vitin 2000 i ka nxjerrë burrat meksikanë në vend të dytë, për nga vaniteti, pas atyre venezuelianë.

Në Filipine, të qenit maço është lënë pak mënjanë. Burrat filipinas kanë më shumë stilin e “metroseksualit”, i cili ka një kulturë të dyfishtë, amerikane dhe spanjolle, por duke i qëndruar besnik edhe traditës vendase.

Çfarë i bën brazilianët të jenë të përkryer? Një lëkurë e nxirë dhe tipare “gjermanike” (si të Evropës veriore). Kombinimi mund të duket befasues, por 43% e këtyre burrave janë metisë. Mësojmë gjithashtu se kirurgjia estetike është përhapur shumë te burrat brazilianë. Rasti i Afrikës së Jugut është unik, sepse megjithëse vetëm 8.9% e popullsisë janë të bardhë, në 77% të kopertinave të revistave “Men’s Health South Africa” dhe të “GQ South Africa” është zgjedhur një burrë i bardhë. Kështu, vendasit ndikohen nga kriteret e bukurisë perëndimore, që përfaqësojnë për ta një lloj “modeli”.

Pastaj është gjithashtu edhe ndikimi i VIP-ave që ndjehet në disa vende, si Nigeria, ku janë këngëtarët ata që i bëjnë të tjerët të ëndërrojnë dhe që përcaktojnë një lloj ideje për të qenit burrëror, të konceptuar si “kulturalisht superior” ndaj feminilitetit te të rinjtë, sipas një studimi të 2007-s. Në Turqi janë aktorët e telenovelave ata që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën për t’i parë dhe që sjellin në plan të parë imazhin tradicional të burrërisë, që ka tendencë të bëhet “romantik”. Në studim thuhet se depilimi ka një sukses të dukshëm te turqit.

Ndërkohë, Australia ndikohet nga bukuria e vëllezërve Hemsuorth. Sondazhi i bërë nga Buzzfeed në Facebook, tregon se burrat dëshirojnë një trup me më shumë muskuj dhe më pak dhjamë, duke treguar si shembull pamjen seksi të aktorëve Kris dhe Lajam Hemsuorth.

Italianët janë ata që hedhin poshtë klishetë. Ata guxojnë të veshin rroba ngjitur pas trupit dhe ngjyrat e ashtuquajtura “femërore”. Italiani ideal është ithtar i “sprezzatura”-s, domethënë, i të dukurit snob dhe neglizhent

Në Indi, vizioni i burrit të “përkryer” është gjerësisht i ndikuar nga perëndimorët. Kremërat zbardhues për lëkurën përdoren gjithnjë e më shumë, sidomos nga aktorët e Bollivudit, të cilët nuk hezitojnë t’u bëjnë edhe reklamë. Në Korenë e Jugut, burrat përdorin kirurgjinë estetike për të zmadhuar sytë, për të pasur një hundë më të gjerë dhe për të modifikuar qepallat. Të ndikuar nga kultura pop dhe yjet e saj, ata përpiqen të kenë trupa me forma dhe përdorin shpesh grimin.

Si përfundim, mund të themi se standardet e bukurisë ndryshojnë vazhdimisht. Studimi mbaron me imazhin se si mund të jetë “burri ideal në të ardhmen” dhe me pyetjen “Si është një burrë i bukur, sipas jush?”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.