IPhone 7 shpik një devizë për të njohur gjestet

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Marsi nuk ka qenë kurrë kaq afër. Nasa kohët e fundit ka menduar të financojë me 9 milionë euro motorin e një rakete revolucionale, të zhvilluar nga firma Ad Astra Rockets. Kjo raketë e një lloji të ri mund ta bëjë udhëtimin deri në Mars për 39 ditë, në vend të gjashtë muajve që bëhet aktualisht. Motori i sipërmarrjes teksane që mban emrin VASIMIR (Variable Specific Impulse Magnetoplasma Rocket), ka shtysë magneto-plazmike me një impulsion specifik të ndryshueshëm. Për çudi, kjo raketë nuk do të shërbejë për të çuar objekte në orbitë, por për t’u dhënë shtysë objekteve që janë tashmë në hapësirë. “Është një raketë si asnjë tjetër që mund të keni parë në të kaluarën, një raketë që punon me plazma”, ka shpjeguar doktori Frenklin Çang Diaz, drejtor i përgjithshëm i Ad Astra Rockets dhe ish-astronaut. Plazma është gjendja që arrin lënda, qoftë ajo e lëngët, e ngurtë dhe e gaztë, kur nxehet në temperatura shumë të larta.

NJË RAKETË BËRTHAMORE? Motori i VASIMIR është i mbushur me një lloj gazi, argoni, ksenoni, apo hidrogjeni. Gazi kalon në një tub, ku ai çohet në një temperaturë shumë të lartë, falë valëve të radios, pak si furra me mikrovalë. Pikërisht në këtë moment formohet plazma. Dalja e saj mund të krijojë forcën shtytëse dhe rregullohet me një fushë magnetike në dalje të raketës. Në këtë moment, atomet udhëtojnë me 180 mijë km/orë dhe arrijnë disa dhjetëra milionë gradë Celsius. Megjithatë, motorit i duhet një burim elektriciteti që të funksionojë. Energjia diellore mund të jetë e mirë për misionet afër Tokës, por ekspertët e Ad Astra Rockets po shikojnë mundësitë që ofron energjia atomike.

“Një anije kozmike, e ushqyer me energji atomike, mund të reduktojë në masë të dukshme kohën e udhëtimit të njeriut ndërmjet planeteve dhe të realizojë misionet me robotë me një ngarkesë të madhe të dobishme”, lexojmë në sitin e shoqërisë. SFIDAT E VASIMIR

Realizimi i projektit është parashikuar për tre vjet. Gjatë kësaj kohe, Nasa dhe Ad Astra Rockets, duhet të punojnë bashkë mbi këtë projekt, me fondet e dhëna nga agjencia hapësinore amerikane. Një prototip i ri i VASIMIR parashikohet të realizohet në vitin 2018. Ai duhet t’u përgjigjet pritshmërive të Nasa-s dhe të funksionojë 100 orë rresht. Pikërisht këtu qëndron edhe pika e dobët e motorit të Ad Astra Rockets. Testet e para, të realizuara në 2013-n, kanë treguar se ai nuk mund të funksiononte më shumë se një minutë! 100 orë duken ende larg... Specialistët, si Robert Zubrin i Mars Society, e gjykojnë këtë projekt si jorealist. Sipas tij, në mënyrë që VASIMIR të përmbushë premtimet e tij, duhet të prodhojë “10 mijë herë më shumë fuqi” se çdo motor tjetër i krijuar deri më sot.

Megjithëse projekti VASIMIR ka ende shumë rrugë për të bërë, ai është provë e dëshirës së Nasas për të zhvilluar partneritete publikeprivate, për të çuar më tej eksplorimin e hapësirës. Nasa është angazhuar edhe me shtatë sipërmarrje të tjera që punojnë mbi habitatin e anijes kozmike që do të transportojë misionin e ardhshëm në Mars. “Kjo punë do të krijojë më në fund strategjinë për t’i zhvendosur njerëzit më larg në sistemin diellor”, ka përfunduar Nasa.

Prodhuesit e Apple kanë kërkuar të marrin patentën për një devizë të re që kanë shpikur. Ajo është një devizë futuriste dhe ne imagjinojmë tashmë një iPhone të aftë të njohë gjestet që bëjmë para ekranit. Firma e Kupertinos, pas blerjes së kompanisë izraelite PrimeSense, ka kërkuar të marrë patentën e për një dispozitiv që njeh gjestet që bën përdoruesi para telefonit të tij. Me pak fjalë, lëvizja modelohet me 3D nga aparati, që më pas e interpreton falë algoritmeve të afta të krijojnë një historik në Cloud, për të kuptuar më mirë dhe më shpejt gjestet e bëra nga përdoruesi. E vështirë të parashikohet se çfarë kërkon të arrijë Përbërësit: 1 kokë e madhe lulelakër

1 portokalle mesatare, me lëkurë, e larë mirë 3 lugë vaj ulliri 2 qepë të mëdha të prera trashë

2 thelbinj të mëdhenj hudhre të grira hollë

6 domate të thata, në vaj ulliri, të grira 2 degë rozmarinë 1/2 luge çaji kumin i grirë, ose më shumë nëse doni 1/2 luge turmerik 1/2 lugë e vogël kërri (curry) 500 gramë makarona kripë dhe piper Përgatitja Priteni lulelakrën në mes, nga kurora në bazë dhe më Apple me këtë shpikje të re, por shoqëria kërkon të përmirësojë edhe më marrëdhënien mes aparatit dhe njeriut. Nga ana praktike, mund të imagjinojmë se ky dispozitiv i ri do të ishte i dobishëm për shurdhmemecët, ku aparati do të ishte i aftë të kuptonte gjuhën e shenjave. Nga ana tjetër, imagjinojmë se Apple mendon edhe për dispozitivë të dobishëm për të gjithë në Apple TV ose në një iPhone të ardhshëm. Meqë një devizë e tillë aplikohet te një iPhone, ajo nuk do të jetë e gatshme as për iPhone 6, as për atë 7, por ndoshta te smartfonët e vitit 2016. Durim, pra... pas çdo gjysmë përsëri në mes. Më pas priteni atë në feta të holla, lajeni mirë dhe kullojeni. Priteni portokallen në feta afro gjysmë centimetri secila. Nxehni vajin e ullirit në një tigan të thellë dhe skuqni qepën, derisa të zbutet, shtoni hudhrën dhe më pas fetat e lulelakrës. Shtoni kripën dhe piperin, si edhe copat e portokalles, domaten e grirë dhe erëzat. Shtoni rozmarinën si edhe gjysmë filxhani me ujë. Vërini kapakun dhe ziejeni lulelakrën ngadalë, derisa të zbutet, por të jetë ende al dente, afro 20-25 minuta. Ndërkohë, vini një tenxhere të madhe me ujë në zjarr, shtoni kripën dhe zieni makaronat. Kullojini dhe më pas shërbejini me salcën e përgatitur. Mund të shtoni arra dhe vaj ulliri nëse dëshironi dhe, kur ta shërbeni në pjata, djathë të grirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.