14 vjedhjet më të famshme të historisë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një bandë hajdutësh e kaloi të dielën e Pashkës katolike duke hapur depozitat e sigurisë në rajonin e diamantëve të Londrës, Hatton Garden. Mendohet se ata kanë vjedhur gurë të çmuar dhe bizhuteri me një vlerë deri në 296 milionë $. Le të hedhim një vështrim pas, për të parë vjedhjet më të famshme të historisë...

1. Stefan Breitviser; 1.4 miliardë $

Në periudhën 1995-2001, Stefan Breitviser, një kamerier dhe “njohës arti” francez, vodhi më shumë se 200 sende nga muzetë, galeritë dhe kështjellat nëpër Evropë. Disa autoritete e kanë vlerësuar vlerën totale të vjedhjeve të tij me 1.4 miliardë $. Breitviser deklaroi se motivi i tij ishte thjesht artistik; ai nuk donte të shiste asnjë nga sendet që vodhi, megjithëse shumë prej tyre u shkatërruan nga ëma, kur mori vesh se ai ishte arrestuar. Ai bëri vetëm 26 muaj, nga tre vjet burg.

2. Banka Qendrore e Irakut , Bagdad; 920 milionë $

Kur forcat e koalicionit iu afruan Bagdadit, më 19 mars 2003, Sadam Huseini dërgoi djalin e tij Qusay në Bankën Qendrore me një shënim të shkruar me dorë, ku urdhëroheshin menaxherët e bankës, t’i dorëzonin atij 920 milionë $ kesh. Afro 650 milionë $ u gjetën më vonë pas një muri në pallatin e Uday Huseinit, djalit të madh të Sadamit. Pjesa tjetër nuk u gjet.

3. Banka e Dar Es Salamit, Bagdad, Irak; 282 milionë $

Bagdadi është në listë përsëri. Më 12 korrik 2007, brenda një nate, tri roje sigurie arritën të merrnin afro 282 milionë $ nga kasafortat e bankës. Asgjë konkrete nuk u zbulua nga hetimi, përveç mundësisë që hajdutët të ishin të lidhur me disa militantë lokalë.

4. Aeroporti Shipol, Amsterdam, Hollandë; 118 milionë $

Më 25 shkurt 2005, katër hajdutë në një makinë të shoqërisë ajrore holandeze KLM ndaluan një tjetër kamion të KLM- së që transportonte diamantë të paprerë për në Antverp, Belgjikë. Ata ia mbathën me gurët që kishin vlerën 118 milionë $ dhe deri më sot, nuk janë gjetur, as burrat, as gurët.

5. Depozita e sigurisë e Najtsbrixhit, Londër; 98 milionë $

Valerio Viçi, një hajdut italian në seri, u fut në depozitën e sigurisë më 12 korrik 1987, me pretekstin se do të merrte me qira një kuti sigurie. Kur u fut brenda, ai dhe një bashkëpunëtor nxorën armët dhe ia drejtuan menaxherit e rojeve, vodhën 98 milionë $ dhe u larguan. Ai u arratis në Amerikën e Jugut, por u kap kur u kthye për të marrë Ferrarin e tij. Viçi u dënua me 22 vjet burg.

6. Securitas Depot, Kent, Britani e Madhe; 92 milionë $

Kjo vjedhje u kthye në dramë për pengjet. Më 21 shkurt 2006, hajdutët morën peng menaxherin dhe 14 pjesëtarët e stafit të Securitas Depot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.