Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Diell... ftohtë Errësirë-ditë Kohë e mbrapshtë për të jetuar Trishtimin e ditëve që vijnë! Djegie gjithkund, Shkatërrime kudo... Armët, tashmë lodra Tutje kufoma! Jeta ka pasur një kuptim, Por ajo nuk ekziston, as në arkiva As në trurin e njerëzve Se humbi për të fundit herë! Sot një ditë e re, Me shpresën për të jetuar çdo çast të lumtur... Se e nesërmja, Do gdhihet në një kuptim.

Alban Arapi

Me rastin e 1 prillit, ditës së gënjeshtrës...

(Shakaja që shkaktoi tragjedi) Djali të dashurës i dërgoi “Ti me mua s’ke më punë Lidhja jonë këtu mbaroi Se një tjetër dua unë” Lajmi si plumb vajzën goditi Dhimbja ishte shumë e madhe Si e çmendur ulëriti Rëndë u plagos kjo sorkadhe Jashtë nisi të vraponte Ishte tym e suferinë Kur kryqëzimin po kalonte E përplasi një makinë Në çast, disa kalimtarë E nisën për në spital Me trup e shpirt të vrarë Pëshpëriste vetëm një fjalë Rrugës vajza mërmëriste Kur e çonin drejt spitalit Ajo fjalë që përsëriste Ishte vetëm emri i djalit Me fytyrë kthyer nga dera Përgjithmonë iu vent syri Kurrë se mori vesh e mjera Se atë ditë ishte 1 prilli Djali që mesazhin dërgoi Dhe shkaktoi këtë tragjedi Dhimbjen dot s’e duroi Dhe u mbyll në psikiatri.

Gjokë Shkurtaj Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.