IP

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE • PRESIN PËRGJIGJE...

- Cili ka qenë mëkati më i madh që keni bërë në dashuri? Dolce Baci

- Mëkati më i madh që mund të kem bërë, pa patur dijeni që tjetri ishte i martuar dhe rashë në dashuri me të. Sigurisht që kur e mora vesh, u ndava, por mëkati ishte bërë dhe mbase do më dënojë Zoti më vonë. Shpresa.

- Nëse do ta merrnit vesh që partneri ju ka gënjyer për beqarllëkun e tij, si do të vepronit? Jam e fejuar dhe mora vesh se kishte fëmijë, por ishte i divorcuar. S.

- Në këtë rastin tënd e dashur nuk është ndonjë veprim që nuk e kanë përjetuar dhe të tjerë. Mund të them që je edhe me fat, se ka shumë nga ata meshkuj që janë të martuar dhe nuk tregojnë. Personat që janë të divorcuar, nganjëherë e kanë të vështirë të tregojnë të vërtetën, sepse kanë frikë se nuk i pranojnë të tjerët. Ashtu është edhe i fejuari yt. Denisa.

- Si i keni marrëdhëniet me fisin tuaj, a i mbani lidhjet apo janë zbehur? Neta.

- Më vjen keq ta them, por nuk i kam marrëdhëniet e mia, edhe pse gjithmonë kam dashur të jem në harmoni me ta, por jo, është e pamundur, sepse ata gjithmonë kanë ndikuar për keq në jetën time. Mira.

- Cili meriton të dënohet me varje në litar, një përdhunues apo një shpërndarës droge? Klara.

- Të dy e meritojnë, njëri shkatërron një jetë, tjetri të merr jetë dhe shkatërron një familje të tërë. Merita.

- A keni menduar se ku do t’i kaloni pushimet e verës, brenda Shqipërisë apo jashtë saj? Xhelozja e Nardit.

- Po bëj pothuajse 3 vjet që jam me pushime, kështu që nuk po men- doj për pushime, por për punë, kudoqoftë. Mbase mund të jenë shumë ata që mund të shikojnë për pushime dhe u uroj t’ia kalojnë sa më mirë, por unë kam etje të punoj se pushimi më ka dalë nga hunda, siç thotë populli. Puntori.

- Nëse i dashuri apo e dashura juaj ju tradhton, si do të reagonit? Dolce Baci

- Jam një nënë që fëmijët më kanë ikur jashtë shetit dhe ngaqë jeta është bërë shumë e vështirë kudo, nuk kanë patur mundësi të më marrin ca ditë në vendet ku jetojnë. Shpresoj që këtë verë t’u bjerë ndërmend edhe për nënën e tyre dhe të vete t’i takoj dhe të shikoj se ku jetojnë. Nëna e vetmuar

- A besoni në dashurinë me shikim të parë? Xhelozja e Nardit.

- Po nga fillon një dashuri? Patjetër, me shikimin e parë fillon dashuria o njerëz, vetëm ata që nuk shikojnë dashurinë, por interesin, dashurojnë më ngadalë. Është vërtetuar kjo që them, sepse marrin infromacionet dhe pastaj tregojnë që janë të dashuruar, se mbi të gjitha është interesi për ata. Aldo.

- A ju ka ngelur ndonjë peng nga e kaluara? Xhelozja e Nardit.

- Besoj se të gjithë kemi pengje

Denisa

- Cili është këngëtari apo këngëtarja juaj e preferuar? Xhelozja e Nardit.

- Për mua, këngëtari që preferoj dhe që e ndjek ngado të shkojë është Eugent Bushpepa!!! Ka një zë shumë të veçantë dhe kur e dëgjova për herë të parë, u mahnita nga zëri i tij. Falenderoj shoqërinë që ma prezantuan dhe jam shumë e gëzuar, ngaqë unë jetoj jashtë dhe nuk e njihja më parë, ngela e mahnitur. Elle.

- A mund të na thotë dikush, çfarë bëhet me politikanët tanë se po na marrin në qafë? Edi Gjermani.

- Po ti jeton në Gjermani o shoku, si po të marrin në qafë ty? Ne që jetojmë këtu, kemi të drejtë të flasim, por ti jo. Pastaj, politika kështu është në të gjithë botën, vetëm se këtu te ne, deputët tanë shikojnë që të shrytëzojnë kohën që gjenden në ato karrige, për të mirën e tyre dhe jo të popullit. Liza.

Shpresa.

- Cili ka qenë thashethemi më i fundit që keni dëgjuar për veten tuaj dhe si keni reaguar? Xhelozja e Nardit.

- Mos u habitni fare, se thashethemi që mësova dy ditë më parë, ishte se mbesa ime më kishte kritikuar se merrem shumë me telefonin dhe luaj lojë të ndryshme. Të them të drejtën u mërzita nga sjellja e saj, por nga një anë ka edhe një të drejtë, jemi bërë si robotët me telefonat, tabletat dhe me internetin. X-personi.

- Nëse shikoni që i dashuri juaj e ka mendjen akoma tek ishe dashura, si do të vepronit? Lola.

- Kur një person ka kohë të shkurtër që është ndarë nga një lidhje është normale që mendon dhe shpesh ndodh që bën dhe krahasime. Atë që do bëja unë është

Franceska.

- Po këta veterinerët në Shqipëri pse nuk u bëjnë operacion maceve dhe qenve që të mos lindin kotele dhe qenushë të vegjël si në Evropë e që ne të mos detyrohemi t’i hedhim poshtë se s’kemi as zemër e na vret Zoti dhe vetja jonë më shumë? Osmani.

- I nderuar Osman, për qentë dhe macet e rrugëve e ke fjalën, o shoku? Nuk është detyrë e veterinerëve kjo, por Bashkia duhet të krijojë një skuadër si në të gjithë botën, që dalin dhe mbledhin kafshët rrugëve. Këtu në vendin tonë po vdesin njerëzit nga uria dhe nuk duan t’ia dinë, jo më kafshët e lira. Arbëri.

- A keni ndonjë person të veçantë në jetën tuaj? Xhelozja e Lalit.

- Jetoj me babin që në moshën 5 vjeç, më braktisi mamaja ime dhe e kam pasur edhe nënë, edhe baba. Pra kush mund të jetë për mua njeriu më i veçantë në jetën time? Babai im është dhe me të gjitha nënat e botës nuk do ta ndërroja këtë njeri. Berti.

- Çfarë shijesh keni për femrat, ato të shëndoshat apo të dobëtat? Sajmiri.

- Tek po pija kafen me shoqërinë time, ngjitur pothuajse me ne ishin ca meshkuj dhe po flisnin për trupat e femrave. Njëri thoshte se dëshironte femra të mbushura nga të gjitha anët, tjetri thoshte se s’ka të bëjë pesha, por sa joshëse është një femër. X-personi.

- Si do të reagonit nëse motra ju lyp borxh lekë herë pas here dhe nuk i kthen asnjëherë? X vajzë.

- Ua se do të lexoja një pyetje të tillë s’ma kishte marrë mendja, jo për ndonjë arsye, por kujtova se vetëm unë kam rënë viktimë nga ky problem. Unë që thoni ju sa herë më kërkontë motra para i jepja, por erdhi një moment se halli është se nuk po prodhoj para dhe s’kam ku t’i marr. Para 4 muajsh kur më kërkoi, vajta ia dhashë dhe i thashë: “këto janë paratë e fundit në këtë jetë dhe unë vdiqa për ty tashmë”. Që nga ajo ditë s’kemi folur dhe jam shumë më e qetë se më parë. Sonila.

- Si përpiqeni ta qetësoni të dashurin apo të dashurën tuaj kur është nervoz? Dolçe baci.

- Po të jetë bërë nga unë nervoz, do kërkoja të më thoshte se ku bëra gabim. Në qoftë se është bërë me të tjerët, do t’i rrija sa më pranë dhe do t’i jepja të kuptonte se jam aty dhe mund të mbështetet tek unë. Aldo.

- Si e shihni veten tuaj pas 10 vjetësh? Dolce Baci.

- Pas 10-vjetësh? Epo, si ta shoh veten time. Sot e ndihem sikur jam 100 vjeç dhe jo djalë i ri. Mendoj se do të kem krijuar familje, pak e vështirë në ditët e sotme pasi jeta ka ritëm shumë të shpejtë dhe kalon aq shpejt koha, sikur ishte dje. Nuk mendoj karrierë, sepse të gjithë ata që ndoqën karrierën, ngelën pa familje, këtë gjë nuk do ta doja kurrë. Gëzimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.