Ç’kuptimkaëndrraime?

Shkëputem nga trupi

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Çfarë do të thotë kur shikon në ëndërr sikur shkëputesh nga trupi dhe e ndjen sikur është reale? Mua më dukej sikur isha i vetëdijshëm. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? Jam i shqetësuar, ndaj pres një përgjigje nga ju. - Mund të ndodhë në mënyrë të pavetëdijshme ta kesh këtë ndjesi, edhe kur nuk je në ëndërr. Kjo që ju ndodh juve u ndodh shumë individëve, përgjithësisht atyre që janë shumë të ndjeshëm, por këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është një lloj thirrjeje e brendshme e juaja si për të thënë që duhet të qëndroni më shumë me këmbë në tokë. - Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur më ishin thyer gjithë dhëmbët e poshtëm. Pyeta mamin se çfarë duhet të bëja, t’i vija përsëri apo të rrija kështu, pa dhëmbë. Më pas, m’u bë sikur kisha disa gjarpërinj mbrapa meje dhe po thoja me vete: “Çfarë po më ndodh kështu? Dhëmbë të thyer, gjarpërinj rreth meje”... Dua një shpjegim nga ana juaj... - Thyerja e dhëmbëve ka shumë kuptime. Nëse ju keni ndjerë dhimbje, atëherë do të merrni ndonjë lajm jo të mirë, sidomos nga pjesëtarët e familjes dhe kjo mund t’ju mërzisë shumë. Nëse nuk keni ndjerë dhimbje, atëherë është një fazë në të cilën ju nuk ndiheni mirë dhe keni nevojë për pak pushim. Edhe gjarpërinjtë tregojnë frikën tuaj ndaj një situate për të cilën jeni në dijeni. Mund të ketë lidhje edhe me seksualitetin tuaj të cilën sa dëshironi ta përjetoni gjer në fund, po aq edhe keni shumë frikë. Një tjetër interpretim i ëndrrës suaj është se nuk duhet të keni shumë besim te një person që ju bën shumë lajka. Kini kujdes. - Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur po haja drekë me të fejuarin dhe papritur më ra dhëmbi. Shkova te pasqyra dhe po shikoja vendin ku më kishte rënë dhëmbi. Duke e prekur më gjuhë më ra edhe një tjetër, por nuk ndjeja dhimbje. Isha me të fejuarin i cili po më premtonte disa gjëra, por që ishin pozitive. Nuk i mbaj mend fjalët, por di që një kamion apo diçka shumë e madhe sikur erdhi dhe e shtypi papritur të fejuarin, të cilit nuk ia shikoja trupin. Ashtu e tmerruar u zgjova nga gjumi dhe isha komplet e djersitur. Çfarë kuptimi ka, ju lutem, se jam në ankth? - Kur e shikoni veten duke ngrënë, tregon një lloj përmbushjeje të nevojave tuaja dhe rënia e dhëmbëve, përderisa nuk keni pasur dhimbje, do të thotë që nuk duhet të shqetësoheni për problemet që keni pasur kohët e fundit. Keni pasur një debat me të fejuarin, ndaj edhe premtimi që ju ka dhënë, tregon angazhimet e tij ndaj jush. Shtypja e tij s’ka asgjë të keqe, ai ka jetë të gjatë. Përfaqëson një pjesë të karakterit tuaj, një ego, një sjellje të cilën ju keni vendosur ta largoni nga vetja dhe të jeni më pozitive. Ëndrra juaj tregon një lloj rilindjeje shpirtërore. Gjithë të mirat!

- Si ka mundësi që e shikoj kaq shpesh djalin që e dua? Më duket sikur më puth, më përqafon dhe është aty çdo minutë, çdo sekondë. Kur zgjohem, jam shumë e trishtuar...

- Ju keni një lloj fiksimi ndaj djalit që doni dhe në momentin kur nuk ju përm- bushen dëshirat që keni ndaj një personi që e dëshironi shumë në realitet, shikoni ëndrra të tilla. Ëndrrat, në njëfarë mënyre, janë një lloj përmbushjeje dhe realizimi i dëshirave që në realitet nuk arrihen dot. Duhet të pushoni së menduari për të dhe nuk do ta shikoni më. Ose shprehini dashurinë atij dhe kështu e merrni vesh një herë e mirë nëse mund t’i përgjigjet dashurisë tuaj dhe ju e flini mendjen një herë e përgjithmonë. Ju uroj fat. - Në ëndërr kam parë veten sikur po pastroja e fshija një ambient. Ndonjëherë më dukej si shtëpia ime, ndonjëherë si një pjesë e qytetit, park, a ku di unë. Di që isha veshur si pastruese dhe vetëm pastroja. A ka ndonjë kuptim, ju lutem? Faleminderit. - Pastrimi, kudo që të jetë në shtëpi apo në një ambient të jashtëm, tregon që ju do të largoni nga vetja disa gjëra negative, qofshin këta edhe persona negativë. Ju dëshironi të filloni një fazë të re në jetën tuaj dhe besoj se ka ardhur momenti, përderisa keni parë këtë ëndërr. Ëndrra është pozitive, tregon rinovim, një jetë e re dhe një qetësi shpirtërore që kishte kohë që ju kishte munguar.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.