A mund të çrregullohet sperma?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një djalë 20 vjeçar, që kam një pyetje për doktor Evi Danin. Problemet e mia fillojnë me disa fshikëza me qelb që i kam pasur në fund të barkut dhe anash organeve gjenitale, që më dilnin si puçrra. Ato kanë niur të rrallohen me kalimin e kohës, por kam frikë se më kanë sjellë probleme me spermën. A mund të ndodhë diçka e tillë, që të çrregullohet sperma ime?

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - I nderuar 20 vjeçar, më duhet t’ju them që patologjitë e penisit mund të jenë të lehta, por edhe seri- oze. Shumë prej tyre j a n ë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Disa mund të jenë thjesht infeksione të lëkurës në zonën e pubisit. Në përgjithësi, këto janë patologji që duhen mjekuar te një androlog apo dermatolog, por në përgjithësi, nuk japin dëmtim në cilësinë e spermës prandaj qëndroni i qetë. Për pjesën tjetër mjafton të bëni një vizitë dhe ka dhe kurime lokale të vendit ku keni fshikëzat me qelb, ndaj bëni një vizitë mjekësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.