UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Do të të dua gjithnjë...

Dashuri, ky vullkan i vuajtjeve shpirtërore. I dashuri im. Tani jemi të ndarë. Këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë sytë e mi të kaltërt, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgjia e mungesës sate ende edhe na mbetën përgjysmë përpilimet e planeve të reja për një ardhmëri të lumtur. Por jo. Këtë nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe, nëse ndodhë, atëherë do të isha njeriu më i lumtur në botë. I dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtra jo për të thënë se sa të kam dashur, sepse këtë e di edhe vet, apo për të ndërruar mendjen tënde, por vetëm desta të them se unë e dashura yte e dikurshëme, edhe pas gjithë asaj që më bëre ende jam gjallë dhe jetoi e vetmuar në një skaj të kësaj bote të çuditshme. Ende unë e gjora, të dua, më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmonë t’i pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurrë nuk pranove këshillat e mia dhe pikërisht për këtë shkak në mes heshtjes sime dhe dyshimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futen plumbat e xhelozisë që na vranë dashurinë. Të lutem, si nuk pate mëshirë për lumin e madh të lotëve të mi, s’pate mëshirë as për lutjet e shumta që t’i bëra? Si e shkele premtimin që ma pate dhënë se vetëm vdekja do të na ndajë?! I dashur, të them edhe një herë, unë vuaj për ty! Ende më përkundë hija e dorës sate në djepin e ëndrrave. Ende jetoj në shkëlqimin e syve të tu, të cilët nga një fotografi e varur në mur pa ndërprerë vështronë rënkimin e dhimbjeve të mija. Ku je, i dashur, në këtë moment, kur unë vuaj për ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetër dhe nëse është ashtu atëherë të uroi fat, sepse unë nuk jam shpirtlig sikur je ti. Të lutem, mos u largo, mos prish dashurinë tonë, mos ma helmo jetën! S.

Yjet janë në qiell dhe janë të rrallë nuk di ctë të them dhe ctë të quaj vallë? Nuk di nëse je djall apo je ëngjell por di që krijesa më e ëmbël nga Xhelozja e Nardit Vl.

Ti je mrekullia për mua...

Të gjitha çfarë kam për ty po i përmbledh këtu, si një filozofi për jetën në një koncept të vetëm duke i quajtur si artin e të jetuarit në mënyrën më të këndshme dhe më të lumtur brenda mundësive tona. Ekzistenca e lumtur nga ana e vet përkufizohet si “parapëlqim ndaj jo ekzistencës”- nga ky përkufizim duket se jeta e lumtur dëshirohet nga ne për cilësitë e saj dhe jo nga frika e vdekjes. Ndaj, është e natyrshme dëshira, që të zgjasë pa fund. E në fakt ku qëndron kjo lumturi? Kur të hapësh sytë, të njohësh e të pranosh frikën tënde, do arrish të gjesh edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje… Lumturia je ti, dita jote, nata jote… Lumturia është një mëngjes pranveror i ngrohtë… një erë e ftohtë dimri të acartë… Lumturia gjendet në njerëz, në detaje, në momente, në kujtime… Lumturia është një buzëqeshje, një këngë, një melodi, pak vargje dhe shumë dashuri… Lumturia është aty…hapi sytë dhe zemrën për ta parë dhe për ta ndjerë, kaloje frikën dhe shikoje mrekullinë. Buzëqeshi botës, kësaj hapësire të pafundme dhe misterioze. Ti je një çudi, ashtu si çdo element i këtij universi të mahnitshëm. Duaje veten dhe të tjerët, ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin, të jetojmë me lumturinë e tjetrit jo me vuajtjet, të mos e përbuzim njëri tjetrin sepse kjo botë ka vend për të gjithë, prandaj nuk ka nevojë për urrejtje! Mos u bëj skllav i lakmisë, por diktator i saj mos lejo që zemra të të kthehet në makineri prodhimi, jo, sepse ti je një qenie njerëzore, ti ke ndjenja brenda vetes, përse burgos lirinë e shpirtit, përse e muros atë?! Lufto me jo-tolerancën, lufto me lakminë, lufto drejt një bote më të arsyeshme, drejt një aventure të mrekullueshme siç është JETA. Ti je vetë Jeta Natit.

Më duaj siç të dua dhe

unë...

Të lutem zemër dashurisë time i thuaj po të pergjerohem o shpirt mos më refuzo më duaj dhe ti sic të dua une pres pergjigjen pozitive nga ti. Mos më torturo më shumë me thuaj të lutem më thuaj të dua puthjet e tua nuk jane per askënd tjetër por janë vec për mua te lutem me prano mos mé shto më shumë trishtimin te dy dashurinë ta bejme realitet te lutem ma hiq fiksimin. Për shpirtin tim zemrën time Nardin Vl. qe e dua shumë dhe e kam fiksim nga Xhelozja e tij

Ne jeten time dua te jesh vetem ti. Në jeten tende mos dashuro tjeter njeri. Në zemren time vetem ty do te dua. Në zemren tende me mbaj vetem mua. Një gje kisha dashtë qe jeten ta kalonim bashkë. Nga Xhelozja e Nardit.

Emrin tend e shkruajta mbi nje gur, deshirat e mia i shkruajta ne drure, me gjethet e vjeshtes shkruajta te dua, kjo ishte pjesa po ti cfarë bën për mua? Për shpirtin tim zemlën time Nardin Vl nga Xhelozja e tij.

Gjendesh diku larg që as vet nuk mund ta paramendoj se kur do të kthehesh fati do ta percaktojë. Si mund të jetosh pa mua kur të mundon vetmia njeriu me gjysëm zemre kur i mungon dashuria. Ndoshta ke gjetur dike tjetër për të mposhtur vetminë për të luftuar jeten të kujtosh dashurinë. Nga Dolce Baci

Jam vetëm dhe mendoj për ty dhe ata dy sy ti hëngsha unë ty, dhe buzët e tua të ëmbla si cokollatë zemra jote zemrën time e kapi mat. Të dua Nardi të të kem sonte pranë meje të të puthë të ledhatoj buzën tënde ta kafshoj se buza jote më ngeli fiksim se të dua unë ty nuk është faji im. Per shpirtin tim xemlen time Nardin Vlorë nga Xhelozja e tij.

I dashur më dhëmb shpirti sepse të dua doktori i zemrës time ti je për mua. I dashur më dhëmb zemra, më shëro sa herë që të kam pranë cdo gjë mirë shkon. I dashur ku je ti se jam sëmurë kam ethe brenda zemrës kam temperaturë. Asnjë doktor nuk gjeta të më shpëtojë me puthjen që më dhurove cdo gjë kaloj. I dashuri i zemrës time unë u shërova nga zemra jote mora forcë cdo gje kalova. Për shpirtin Nardin Vlorë nga Xhelozja e tij.

Dashurohemi: Shumë gjatë nisa të mendohem në këtë heshtje të zjarrtë nga buzët e tua unë ngrohem prej tyre ti nxjerrë vec flakë. Kjo heshtje dicka tregon në buzët e saj abstrakte kjo është e fshehta e kësaj jete nga buzet e mija konkrete. Buzët e mija me të heshtjes padashur dashuro- hen padashur i bashkon ftohtësia por dot më nuk largohem. Nga Xhelozja e Nardit Vl.

Më duaj kur unë mëkatoj më duaj kur më sheh se unë gaboj mos më duaj kurrë rastësisht më duaj sic të dua vazhdimisht nga Xhelozja e Nardit

Zemra rreh për ty, jeta ime është për ty të dua vetëm ty. Nardi nga Xhelozja jote.

Përshëndes zemren time Nardin qe e dua shumë dhe e puc fort nga Xhelozja e tij.

Të dashuroj pa masë Nardi im dhe jam e cmendur pas teje ylli im. Të adhuroj pafund o lali shpirt te kam te dua shumë zemra ime nga Xhelozja jote

Pershëndes shpirtin tim Nardin që e kam yll bote i them që të dua shumë dhe të adhuroj pafund jeta ime je personi me i rendesishëm dhe i vecantë i jetës time te dua shumë shumë nga Xhelozja jote

Ti je gëzimi im, ti je shpirti im, ti je lumturia ime, ti je zemra ime, ti je dashuria ime që i jep kuptim jetës time ti je personi më i afërt, me i rëndëshem me i vecanti që unë adhuroj pafund të dashuroj pamasë cdo ditë dhe mé shumë. Për Nardin nga Xhelozja jote.

Të kujtoj me mall...

Midis vajzave qe kishte bota, doja te isha pjese e jotja, te merrja pak drite nga syte e tu, se syte mi me jane verbu, por zemren time ti e tradhtove, per pasuri te madhe ti luftove dhe veten tende ti e shkaterrove, se ne semafor ti perfundove, dite e nate po qaj me lot, perse me mohove ti o Zot, si nuk me mbajte pak me hater, ka rene rrufe ne qiell te paster, kisha deshirë te isha prane teje, por ti me dogje me flakë rrufeje, se kam Zotin deshmitar, qe une ty kam pas me te marr, nuk e bej dot zemren hekur, por kur te kthehesh ti nga kurbeti, do gjesh nje djale te vdekur, nje dite do pendohesh, por s’do te gjesh derman, per tradhtine qe me bere dhe natyra po qan, gjithmonë poezi tek “Intervista” do te rrefej, gjersa shpirti im si vullkan te shperthejë. Për ty që po e lexon këtë mesazh... Leo.

Vuajtje dhe lot dashurie. Ku më ike ku më humbe e u trete një plagë në zemër më mbete, një zjarr që kurrë nuk shuhet, një emër që përjetë ruhet. Denisi.

E ndjeja se ti nuk ishe tipi im, e ndjeja se do ishte një zhgënjim, e dija se çdo fillim ka një mbarim, por gabova se të desha, shpirti im. Si nëpër ëndërr e kujtoj emrin tënd dhe plagë e vjetër më kaloi e nuk më dhemb. Për ty në zemër asnjë vend më nuk gjej jo nuk e gjej se veten s’dua ta gënjej. E.

Gjithmonë e kam ditur që nuk ekziston dashuria, po kur të njoha ty, i hodha poshtë mendimet e mia. Më bëre të besoj se ekziston edhe lumturia, por nuk zgjati kjo lumturi për mua u kthya në dhimbje për ty nuk e di? Elio.

Sonte per ty do te pi, do te pi pa pushim, do qaj e do bertas, me sa fuqi te kete shpirti im. Sonte do te dehem e gotat do t’i thyej ne mur, do te pi nga merzia e do kujtoj kohen qe kaluam dikur. Gjithë naten zgjuar do te rri, deri vone ne mengjes, duke qare e duke pire, une per ty sonte do të vdes. Blu.

Më kontakto...

Ana të përshëndes dhe të uroj një javë super të këndshme. Nuk edi të lutem nuk ma the arsyen që shkëpute komunikimin, gjithë ato fjalë të bukura e karakteri prej labeje që të karakterizon. Jam i sigurt që sado që të shkruash por shumë vështirë të gjesh një person si unë. Nuk jam ëngjëll por një person mjaft i thjeshtë por me një shpirt të pastër e zemër të madhe. Veçse duhet të dish që të përfitosh nga ai burim i shterrshëm dashurie.

Liza zgjedhja është veç e jotja, vepro si të jetë më e mira për ju. Shumë faleminderit, dhe nëse e lexon këtë mesazh, numrin tim e keni. Me shumë respekt për fieraken nga Fr. që pi kafen tek bar Rinia.

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Të thuash se “ishuj” të një qytetërimi elitar gjen kudo në Shqipëri (pra, jo vetëm në metropole), kjo nuk përbën lajm. Ndofta i tillë ishte emocioni im, aty tek autogrilli “Kastrati”, në Reps të Mirditës. Arkitektura, cilësia e naftës, ushqimi, shërbimi dhe madje edhe përgjegjësi, dashamirësi dhe njohës të librave të mi. Të lumtë, Shefit Kastrati! Në fakt, fjalë të mira dëgjova edhe për Shefqetin, vëllanë tënd, nga Hasan Halili, kryetar i Bashkisë- Kukës. Urime të gjithëve!

- Sa herë vij në mjediset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe... ti nuk je aty, mërzitem, fillimisht. Pastaj mendoj se ti je diku pranë një biznesi, në një takim, duke qëndruar me dinjitet përballë sfidave shumë ritmike të ekonomisë. Kështu të uroj të jesh përherë, i dashur Nikolin Jaka, dinamik, njerëzor dhe sidomos: Vizionar!

- Më erdhi mirë, i dashur Bujar Leskaj, kryetar i KLSh-së, që në analizen e menaxhimit të financave për periudhën 2014-2015 nga Ministri i Financave, u nxor dukshëm roli i KLSh-së që ti drejton. Urime nga zemra ty dhe stafit aq profesionist që ke!

- Vij për të të takuar ose ty Naim, ose ty Roza dhe gjej gjithnjë ndonjë “haber” të ri: Kështu, djali juaj i vogël, paska filluar futbollin. Unë do të doja basketboll, por zgjedhjet janë personale. Epo, ishalla, pas ca vitesh, kemi në superligë pra kombëtare (pse jo!) një futbollist aq shtatlartë, sa djali juaj! Urime!

- Çuditërisht e drejtonte miku im Defrim Methasani gazetar sportiv në TVSh, por unë e pa- shë te Tirana TV ceremoninë e titullimit tënd “Qytetar nderi i Zall-Dardhës”, i nderuari mjeshtri i sportit Rasim Shira! Uroj që gjithë jetën ta mbash mendjen dhe zemren te bashkëfshatarët e tu. Urime!

- Safet Gjicin, vërtet e dua si vëlla, po në më të shumten e herës, aty te bar “Kevin”, takoj vëllain e tij Ladin, me të cilin gjithashtu shkëmbej biseda të ngrohta për sportin, fitoren e vëllait në Bashkinë Kamëz, etj. Të uroj të mbetesh gjithnjë po kaq njerëzor, i dashur Ladi! Me njerëz si ti, ke qejf të bësh bisedë. Urime!

- Kur të botohet ky numër, do jemi pranë 1 Majit. Kjo datë mua së pari më kujton mjediset direkte të punës fizike, ndaj uroj mikun tim Tonin Aliaj për kushtet e mrekullueshme që u ka krijuar punëtorëve. Gëzuar 1 Majin!

- Luan Leka është brenda këtij urimi të ngrohtë me rastin e 1 Majit. Në fakt, ai drejton “EHV”-në dhe ujin Qafë-Shtama. Urimi im modest shkon për punëtorët e këtyre fabrikave dhe familjeve të tyre.

- Patjetër që brenda këtyre urimeve është edhe kolektivi i “Mare Adriatik”, që drejtohet nga fisniku Mark Babani. Urime dhe jetë të gjatë.

- Aty tek “AIBA” jam bërë si i shtëpisë, ndaj këtë urim e kam përtej Agronit dhe Armandit, për punëtorët e pularisë dhe fabrikës së plehut cilësor. Gëzuar nga zemra 1 Majin!

- Ëmbëlsira: Fabrika “Kler”, kolektivi i rrobaqepësisë dhe i shtrenjti miku im, Flamur Hoxha. Nga zemra, “Gëzuar 1 Majin”.

- Tani, i dashur Paulin, ti ke detyra të tjera, por fabrika e këpucëve është po aty, e patundur, me ato punëtore simpatike (që vijnë shpesh me biçikleta në punë). Atyre u uroj “Gëzuar 1 Majin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.