Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Dieta e mollës

Dy shoqe takohen me njëra-tjetrën. E para, shumë e shëndetshme, pyet të dytën:

- Uau, sa qenke dobësuar! Si ia dole?

- Eh, kam humbur plot 35 kile me dietën e mollës...

- Dieta e mollës? E çfarë është kjo?

- Do ta provosh? Bli një I-phone 6 dhe nuk të mbeten më lek për bukë...

Avokatët

- Si shpjegohet që 80% e avokatëve janë ushqyer me qumësht artificial e jo me gji?

- E kuptueshme... as nënat e tyre nuk u zinin besë!

Vjehrra e nxehtë

Disa ditë më parë, më ndodhi një gjë shumë e çuditshme. Duke qenë se jam në prag të martesës, shkova në shtëpinë e të fejuarës që të diskutoja me të ëmën për listën e të ftuarve. Në një moment, vjehrra më hodhi një vështrim të ngrohtë dhe më tha se donte që para se të martohesha, të bënim seks së bashku. Ajo është një grua shumë e bukur, me një fizik o Zot... o Zot... në atë moment, ajo hoqi bluzën dhe mbeti vetëm me sutjena... S’m’u desh më për ta vendosur se çfarë duhet të bëja dhe dola me vrap nga shtëpia. Sapo dola, u përballa me vjehrrin, i cili më buzëqeshi dhe më shtrëngoi dorën duke më thënë se më kishin vënë në provë dhe se tani ishin shumë të bindur që unë isha një njeri i besës. Tani, më thoni... a duhet t’i tregoj të fejuarës se unë dola për të marrë prezervativët në makinë?

Te mjeku

- Doktor... edhe sa jetë më ka ngelur? Një vit? - Më pak... - Një muaj? - Më pak... - Një ditë? - Më pak... Pacienti del jashtë i trishtuar dhe ndërsa shikon në rrugë një makinë funerali, thërret: - Hej... Taksi!

Burri

Kur po kthehet në shtëpi nga puna, burri dëgjon zhurmën e një makine që i kalon pranë dhe shoferi bërtet: - Ty ta dredh gruaja! Pastaj, makina zhduket në fund të rrugës. E njëjta gjë ndodh edhe të nesërmen. Shoferi i makinës i bërtet nga larg: “Ty ta dredh gruaja!” dhe largohet. Burri shqetësohet dhe shkon e i tregon gruas.

Të nesërmen, nga e njëjta makinë, ai dëgjon të njëjtin zë, që i thotë:

- Ty ta dredh gruaja, ore spiun!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.