CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

As këtë javë nuk e takuam dot kryeministrin tonë, Edi Ramën. Kishim shumë, shumë pyetje për t’i bërë duke filluar me zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie e deri te fjalimi i Ben Blushit në Parlament. Është e vërtetë se gjithë kandidatët për kryetarë bashkie në mbarë Shqipërinë janë ose biznesmenë ose njerëz me të ardhura të larta, të siguruara në një mënyrë, apo tjetër? Është e vërtetë se mes tyre nuk ka asnjë që të bëjë një jetë të thjeshtë ose mesatare, deshëm ta pyesnim zotin Rama? Nuk kemi asgjë kundër të pasurve, edhe pse PS-ja tradicionalisht është një parti e shtresave në nevojë, por na bën përshtypje fakti se pasuria sa vjen e po bëhet një kriter për “të çarë” në politikën shqiptare. Thuhet se po nuk pate para, nuk bëhesh as deputet, as kryetar bashkie e as nuk kap ndonjë post tjetër. E vërtetë është kjo, zoti Rama?!

Kryeministrin Rama deshëm ta pyesnim edhe për një batutë të tij në emisionin e Rudina Xhungës. Ai tha që politika në këto 25 vite nuk ka bërë shtet dhe tashmë është e vështirë. Jemi plotësisht dakord me zotin Rama, sidomos me pjesën e parë të kësaj fjalie, por deshëm ta pyesnim atë: mos ka harruar ai që veçanërisht në 10 vjetët e fundit, ai ka qenë një nga eksponentët e kësaj politike, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i bashkisë më të madhe në vend, kryetar partie etj.? A është përpjekur ai të bëjë shtet? A nuk ndjen edhe ai përgjegjësi që nuk kanë bërë dot shtet?! Kur premtonte në fushatë se “ne nuk duam pushtetin, por duam të bëjmë shtet”, a e dinte që është vështirë? Apo tani po e shikon që të bësh shtet, nuk qenka e lehtë?

Po për Blushin, për fjalimin e tij në Parlement, ç‘mendon zoti Rama? Ka të drejtë Blushi në kritikat e tij? Do të reflektojë Rama, apo do të mjaftohet si herën e parë kur tha që “nuk i komentoj komentuesit”? Do të thotë tani vetëm se “nuk i komentoj diskutuesit”?!

DONALD LU

Deshëm të takojmë këtë javë edhe ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, por nuk mundëm. Atë deshëm ta pyesnim në lidhje me nje deklaratë që bëri ambasada në fillim të javës, se “në listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive kishte edhe kandidatura me probleme”! Mirë që i kontrollon listat e të zgjedhurve e mbledh të dhëna, po ç’punë ka ambasada e një vendi të huaj, që shprehet hapur e në publik për këtë?! Kështu

LULZIM BASHA

E keni vënë re, të dashur lexues, se Lulzim Basha është “zhdukur” nga Tirana?! Ai po shëtit gjithë vendin për të prezantuar kandidatët për kryetarë të bashkive, por nuk po gjen pak kohë të bashkëbisedojë me zgjedhësit e Tiranës? Pse? Mos nuk ka se çfarë t’u thotë? Mos ngaqë nuk ka mbajtuar asnjë nga premtimet e tij? Asnjë për be! As atë për heqjen nga rruga të fëmijëve kontrollon ajo në të gjitha vendet e Europës, edhe në Itali, Greqi, Francë, apo Gjermani? Si mendon zoti Lu, në bazë të parimit të reciprocitetit, sipas të cilit funksionon edhe diplomacia, duhet që edhe ambasada shqiptare në që lypin, as për tramvajin Kinostudio-Kombinat, as për hipotekimin e pallateve, as për bulevardin e ri, as për kopshtet verore, as për transportin urban në orët e vona të natës, as për kalimin e kompetencave te minibashkitë për dhënien e lejeve për ndërtime të vogla, as për ngritjen e një task-force për punësimin e të rinjve, as për financimin e stazhit për ata që mbarojnë Uashington të kontrollojë të zgjedhurit e Alabamës, apo Teksasit dhe të shprehet për cilësinë e tyre?

E kuptojmë se kemi nevojë për Amerikën, për këshillat e saj, por edhe sa do të vazhdojmë kështu? Po mbushim 25 vjet në demokraci! Akoma nuk u bëmë të aftë të ecim me këmbët tona? Kur do të bëhemi njësoj si Europa, deshëm ta pyesnim zotin Lu? Na e thotë dot ai, apo ai do të bëjë të paditurin që të mos na demoralizojë duke na thënë “Never” (kurrë)!? universitetin, as për ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, as për klasat me më pak se 30 nxënës në shkolla e as për shumë e shumë të tjera! Apo jo, zoti Basha?

PANDELI MAJKO

As ish-kryeministrin Majko nuk e takuam dot këtë javë. Deshëm t’i bënim atij vetëm një pyetje që na mbeti “kunj”, pasi dëgjuam një intervistë të zotit Rama që tha se “Majko nuk ishte kandidaturë e diskutuar e PS-ja për zgjedhjet lokale në Tiranë”. A është e vërtetë kjo, sipas zotit Majko? Apo e vërteta është se Majko ishte një nga katër kandidaturat që asambleja socialiste e Tiranës propozoi për kryetar bashkie? A nuk ishte vetë Majko që pyeti ndjekësit e tij në Facebook se ç’mendonin për kandidimin e tij? Mos është e vërtetë ajo që thotë Blushi se çdo vendim që merret në PS nuk është kolegjial, por personal i zotit Rama? Pse hesht dhe nuk e thotë të vërtetën zoti Majko? Mos nuk do të bjerë ndesh me kryetarin?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.