Mateo Brento: Meritoja më shumë!

Intervista - - AKTUALITET -

Nuk besoj se ka patur një ndjekës të X Factor Albania që nuk e ka admiruar Mateon, edhe nëse ka qenë fans i dikujt tjetër. Ai është rasti i njeriut që të zgjon vetëm ndjenja pozitive, një zë që na ka emocionuar në skenë, një artist i vërtetë që premton shumë për të ardhmen. Të gjitha këto ndjesi më zgjoi edhe mua ndërsa po komunikoja me të për këtë intervistë... Dhe, kur te një person përzihet talenti i artistit me cilësitë më të mira të njeriut, s’na mbetet veçse t’i urojmë suksese të mëtejshme dhe të themi: Hej, Pink, ktheje pak kokën nga një prej yjeve të X Factor Albania!

Blerina Çizmja: - Mateo, çfarë ndjen një këngëtar kur ngjitet në skenën e X Factor?

Mateo Brento: - Një adrenalinë të paparë dhe shumë, shumë emocione.

- Për ty, përveçse skena e X Factor, kjo ishte gjithashtu edhe skena e parë?

- Jo skena e parë, sepse kam kënduar edhe në shumë skena të tjera, por skena më e rëndësishme po, kjo ka qenë.

- Më thuaj, çfarë ndjeve në momentin e eleminimit? - Një zhgënjim shumë të madh. - Pse, ti mendon se eleminimi yt nuk ishte i drejtë?

- Në mënyrë absolute, jo! Unë meritoja më shumë, sepse i kisha dhe i kam të gjitha cilësitë për të arritur në podium. Për më tepër, besoj se jam një nga konkurrentët më të dashur për publikun.

- Për çfarë të vjen më shumë keq tani që nuk je më pjesë e X factor?

- Që nuk do të mund të performoj më mbi atë skenë dhe nuk do të mund t’i dhuroj emocione publikut tim.

- Çdo herë që këndon, provon të njëjtat emocione, apo ato ndryshojnë në varësi të publikut që po të ndjek?

- Sigurisht që ndryshojnë në varësi të publikut. Ja për shembull, në skenën e X-Factor, jam i bindur se kam përjetuar emocionet më të forta që kisha provuar ndonjëherë tjetër më parë para një publiku.

- Dhe meqë po flasim për X Factor, në të të janë besuar shumë këngë nga artistë që nuk i njihje. Cila prej tyre ka përbërë një zbulim për ty?

- Pa dyshim, kanë qenë dy këngët që kam kënduar në shqip, “Mos qaj” dhe “Je ti”. Duke kënduar ato, u përballa me një gjuhë të re.

- Po kënga jote e preferuar? - “A te” e Xhovanotit. - Cilën nga performancat e tua do ta vije në krye të klasifikimit?

- Ajo që më ka pëlqyer më shumë mua ka qenë kënga “E penso a te” e Luço Batistit.

- Me cilin artist shqiptar, italian ose ndërkombëtar do të kishe dashur të bëje një duet?

- Oh, gjithmonë kam ëndërruar të bëj një duet të bukur rok me Pink. Besoj se zëri im shkon shumë me të sajin.

- Po mes Albanit, Miriamit e Bleonës, kë do të kishe zgjedhur për një duet?

- Po të vihesha para një zgjedhjeje të tillë, ka shumë mundësi të zgjidhja Bleonën, sepse ajo është një artiste vërtet interesante. Pastaj, ajo ishte mentorja ime...

- Cila është kënga më e vështirë, ajo që nuk do ta këndoje kurrë?

- Një këngë që nuk do ta këndoja kurrë? Nuk besoj se ka ndonjë këngë të tillë… (Buzëqesh)

- Po të arrije deri në finale, cilën këngë do të të kishte pëlqyer të këndoje?

- Do të kisha kënduar këngën e Queen, “A kind of magic”.

- Çfarë mendon për rrugën që ke bërë në X Factor? Mendon se kjo eksperiencë të ka përsosur si njeri apo si artist?

- Në të dyja drejtimet! Në këtë spektakël jam rritur shumë artistikisht dhe jam përmirësuar puntatë pas puntate. Ka qenë një eksperiencë shumë e madhe artistike dhe jetësore gjithashtu. Stafi: BOTUES: Artan KRISTO Blerina (redaksia@intervista.al)

• GAZETARË: Valbona VUKULAJ, Alma BUCI, Fabjola KUBURI, Rita RRJOLLI

• DREJTORE-KRYEREDAKTORE:

ÇIZMJA

• MARKETING: • SEKTORI I JASHTËM:

- Cili ka qenë për ty momenti më emocionues në spektakël?

- Kur këndova në puntatën e parë këngën “Mos qaj” të Genti Demaliajt, i cili sapo është ndarë nga jeta...

- Po momenti më emocionues, falë një fansi shqiptar?

- Kur një grup vajzash më priste në dalje të TV Klan. Shumë emocionuese! Gjithashtu, kur pas eleminimit tim, një fanse më përqafoi duke qarë.

- Ç’gjë të bukur ke bërë gjithë këtë kohë në Shqipëri?

- Nuk më mbetej shumë kohë e lirë… megjithatë, në mbrëmje përfitoja për të dalë dhe kam njohur të gjitha lokalet e bukura që ka Tirana e kam shijuar gjithashtu edhe gatimet tradicionale. Por, do të jem këtu edhe për ca kohë, për të shqyrtuar disa propozime për projekte muzikore, kështu që do të përfitoj për të vizituar edhe qytete të tjera shqiptare.

- Mos ke njohur edhe ndonjë vajzë, që dëshiron të të mbajë këtu?

Adrian RAKIPI (marketing@intervista.al) Nevila KRISTO (nevilakristo@intervista.al)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.